Adani flet shume ashper: “Me duket se nuk po e kuptoni: ky Inter qe po shohim sot eshte…”
Pasi ka komentuar per Sky Sport ndeshjen Parma-Inter, Daniele Adani ka dhene mendimin e tij per zikalterit edhe oper BoboTV.
“Interi ne kete moment eshte zot i fatit te saj. E di shume mire se cfare rruge duhet te ndjeke dhe po e ndjek kete rruge.”
“Ka bere nje ndeshje te mire ne Parma. Ka luajtur poshte ritmit te saj, sepse e di qe mund ta fitonte ate ndeshje heret ose vone. Tregues i rendesishem ky.”
“Me kete veshje te re qe Antonio Conte i ka bere skuadres, Interi mund ti beje keq cdo kundershtari ne fushen e lojes.”
“Ka ne skuader nje lojtar si Romelu Lukaku, qe eshte nje siguri me vete duke qene se merr te gjithe skuadren perdore.”
“Pastaj Alexis Sanchez eshte nje titullar tek Interi. Ka luajtur me klube si Barcelona, Arsenal, River Plate. Nuk eshte se po meson futboll tek Interi.”
“Apo si Christian Eriksen. Lojtare qe kane permiresuar idene e lojes tek Interit dhe e kane bere perfekte. Merita eshte edhe e tyre.”
“Me duket se nuk po e kuptoni: ky Inter qe po shohim sot eshte nje Inter qe e vendos vet fatin e saj: nese e fiton, do e fitoje sepse eshte e bindur se do e beje kete gje. Kampionatin mund ta humbase vetem vete.”