Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Eriksen jep nje interviste te mrekullueshme: “Po vuaja shume por vendosa te mos ja mbath sepse…”

Inter, Eriksen jep nje interviste te mrekullueshme: “Po vuaja shume por vendosa te mos ja mbath sepse…”
Inter Club Staff

Christian Eriksen po perjeton nje kapitull te ri te eksperiences se tij interiste, normalisht shume me te rendesishem se sa ai i fillimit ne Milano.

Por ne mendjen e tij me sa duket nuk ka qene kurre mendimi per tu larguar nga Interi, edhe ne momentet me te veshtira, ashtu si e ka deklaruar ai sot ne nje interviste te dhene per TV2 Sport, televizion danez.

“Ka qene nje vit shume i veshtire dhe impenjativ. Por tani ndihem sikur ka ardhur fiks momenti i duhur per mua.”

Nderkohe, ai deri ne fund te merkatos se janarit ka qene ne diskutim te forte per tu larguar ose jo, dhe ka pasur edhe disa deklarata ku ai zyrtarisht eshte shpallur si jashte projektit.

“Kur thoja disa gjera atehere, nuk doja te thoja se une doja tja mbathja nga Interi.”

“Doja te luftoja vertete per vendin tim, dicka qe duhet ta kisha bere qe prej dites se pare. Isha i sigurt qe erdhi momenti im.”

“Mendoj se kam bere dicka edhe une per te arritur kete. Por ka qene nje periudhe menderisht shume e veshtire.”

“Kam ardhur te luaj futboll, dhe kur kjo gje nuk mu lejua, ka qene pak bezdisese per mua.”

“Jashte fushes, cdo gje shkonte shume mire per mua nderkohe: Milano eshte nje qytet shume i bukur, familja ime ndihet shume mire. Ka qene vetem era e barit te fushes ajo qe me mungonte.”

Tani nderkohe, per Eriksen muzika ka ndryshuar totalisht, dhe kete gje ai deshiron ta theksoje ne intervisten e tij:

“Te jesh nje lojtar i Interit ka qene gjithmone dicka teper zbavitese, gjithmone shume e bukur dhe tani momenti eshte edhe me i bukur duke pare se mund te luaj edhe me shume.”

“Eshte nje moment i madh, i bukur, fakti qe une mund te luaj per Interin. Jam treguar me te vertete i zoti qe te largoj te gjithe zerat negativ nga jashte dhe te perqendrohem tek Interi.”

“Per shume dite, pas stervitjeve dhe ndeshjeve, jam ndalur te stervitem me shume. Me goditje ne porte, apo me gjera te tjera, sepse duhet te stervitesha me shume duke pare se nuk luaja shume.”

Zhvillimi i madh erdhi ne nje moment te caktuar ne kalendar: 26 janar, gara e Kupes se Italise me Milanin me ate gol fitues nga goditja e denimit:

“Kam qene pak me fat… Gjithcka nisi me nje gol kunder Milanit dhe nga ai moment njerezit me kane pare me nje sy tjeter mua dhe une jam permiresuar ndeshje pas ndeshje.”

“Jam shume i lumtur qe gjerat kane rrjedhur keshtu. Mendoj se ai gol me ka ndihmuar shume, sepse i kam treguar te gjitheve ata qe i shihnin gjerat nga jashte se mund te luaj mire futboll dhe qe mund te godas shume mire goditjet e denimit.”

“Eshte fantastike te vihesh ne prove, por une mendoj se kam edhe shume gjera te tjera per te treguar tek Interi.”

“Kam kuptuar se sa shpejt rrjedhin gjerat ne futboll. Eshte nje ulje e ngritje e vazhdueshme.”

“Une perballem tashme me gjerat dite pas dite”, e mbyll intervisten e tij Christian Eriksen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.