Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

683 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi i habit te gjithe ndaj Romes? “Ja formacioni qe ka menduar per ndeshjen e neserme: ne fushe edhe…”

Inter, Inzaghi i habit te gjithe ndaj Romes? “Ja formacioni qe ka menduar per ndeshjen e neserme: ne fushe edhe…”
Inter Club Staff

Nuk ka kohe aspak per te menduar per humbjen ne derbi sepse Inter duhet te mendoje direkt per nje ndeshje tjeter.

Direkt neser, perballe do te Roma, kundershtari i radhes i Interit ne Kupen e Italise dhe qe vlen kalimin ne gjysmefinalen e ketij kompeticioni.

Keshtu, Simone Inzaghi ka menduar qe te filloje direkt pergatitjen per kete ndeshje dhe ka nje fjale qe po e mundon shume ate ne kete moment.

Ajo eshte fjala “turnover”. Duhet apo jo qe te ndryshoje shume lojtare ne formacion duke qene se perpara jane Napoli dhe Liverpool?

Me sa duket, ndryshimet per kete ndeshje ne 11 titullare do te jene te shumta duke qene se vertete kalendari eshte i ngjeshur.

“Ne sulm per shembull, Sanchez do te luaje titullar bashke me Dzeko, dhe Lautaro do te qendroje nje ndeshje pushim.”

“De Vrij mund te qendroje nje ndeshje pushim, duke i lene vendin D’Ambrosios dhe duke spostuar Skriniar ne qender. Kjo do te ishte nje surprize jo e vogel.”

“Ne krah, Darmian i merr vendin Dumfries per nje ndeshje nderkohe Dimarco eshte gati qe te luaje ne krahun tjeter me Perisic qe mund ta nise nga stoli.”

“Jashte per kete ndeshje do te jete Caicedo qe nuk eshte rekuperuar ende si dhe Correa qe pretendon te rikthehet per ndeshjen e kthimit me Liverpool.”

“Formacioni i mundshem pritet te jete ky: Handanovic, D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Brozovic, Dimarco, Dzeko dhe Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.