Gazzetta jep alarmin per Dumfries: “Prit sepse nuk keni pare asgje akoma: Interi ende nuk…”
Njembedhjete shenues te ndryshem per tetembedhjete gola ne vetem pese ndeshjet e para te Serie A.
Nje nisje shume dominuese per Interi ne Inzaghit nga ana e sulmit ne kete fillim sezoni dhe ky eshte nje tregues i madh i impaktit te tranjerit te ri te zikalterit.
Te gjithe kane menduar se ai kurre nuk do e niste kaq mire sepse nga zikalterit u larguan Conte, Lukaku dhe Hakimi, por me sa duket ai i ka mbyllur gojen te gjithe atyre qe kishin dyshime te aftesite e tij.
Ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport, ekziston edhe nje lojtar tjeter nga te gjithe qe ende nuk e ka treguar potencialin e tij te plote.
“Po flasim per Denzel Dumfries: ende nuk keni pare asgje. Ai eshte si nje metro ne stacion, gati te niset sepse deri me tani ka bere vetem disa prova.”
“Skuadra zikalter keshtu ende si ka treguar dhembet e saj te verteta. Futja graduale e ish-lojtarit te PSV po i jep edhe sinjalet e para.”
“Hollandezi sa here eshte futur ne fushe (eshte pare me Bolognen por edhe ne Firenze) behet nje rrezik shume i madh per kundershtaret.”
“Nese Darmian eshte siguri, ai eshte eksploziv. Nese Darmian eshte qetesi, ai eshte shperthim. Pak a shume per te treguar diferencen ndermjet atyre te dyve sepse ne fund te fundit, te dy e meritojne te luajne me gjithcka cfare kane treguar deri me tani.”
“Por ende nuk kemi pare asgje rreth Denzel. Ai eshte vetem ne fillim te rrugetimit te tij tek skuadra zikalter.”