Gazzetta jep alarmin: “Ky Inter nuk vdes kurre: nuk ka ndodhur asnjehere qe skuadra te mos…”
Pikerisht ashtu si ndodhi ndaj Verones dhe ndaj Fiorentines ndeshje me pare, Interi ndizet keqazi kur e shikon veten ne situate disavantazhi.
Kete gje skuadra zikalter e tregoi edhe ndaj Atalantes: pas golit te 1-0 te shenuar nga Lautaro (duhet thene nje super gol), Interi perfundoi ne disavantazh 1-2 ne Meazza.
Por skuadra zikalter e drejtuar nga Simone Inzaghi ka reaguar ne menyre te frikshme perseri duke arritur deri te penalltia qe mund te jepte fitoren por qe me pas u gabua nga Dimarco.
Per kete flet La Gazzetta dello Sport e cila ngre nje fare alarmi per skuadrat e tjera: “Per te mundur kete Inter duhet bere vetem dicka.”
“Duhet te shenohet goli ne minuten e 89 ashtu si e beri Reali i Madridit, sepse ndryshe nuk ke shpetim: heret apo vone ata do te shenojne.”
“Nese zikalterve i jep kohe te reagojne, do te kete dhimbje. Ajo ndaj Atalantes ishte nje histori tjeter, edhe sepse kundershtari ishte shume i forte.”
“Por gjithesesi duket se ndryshimi ndermjet Contes dhe Inzaghit eshte thelbesor ne loje por aspak ne karakter: zikalterit nuk e kane humbur aspak nervin per te tentuar fitoren ne cdo ndeshje, pavarsisht se kush eshte perballe.”
“Pertej nervit, Interi ka konfirmuar se ka nje gjendje shume te mire atletike: ajo del ne pah kur duhet. Nese kundershtari ul pak ritmin, Interi behet nje tren i pandalshem: te merr perpara.”
“Kesaj radhe fitorja ishte shume afer, por ndeshja ishte nje tregues i rendesishem edhe per ate qe duhet te presim nga zikalterit kete sezon: mundesisht, duke filluar nga nje fitore neser ndaj Shakhtar.”