Sky Sport zbulon: “Ja prapaskena e madhe Marotta-Malinovskyi ne merkato: gjithcka nis nga kerkesa e…”
Diten e sotme nga Sky Sport eshte zbuluar nje prapaskene merkatoje shume interesante per sa i perket Ruslan Malinovskyi.
Gjithcka ka te beje me nje vere me pare dhe e zbulon Calciomercato.com sipas te cileve Marotta ka tentuar shume gjera per lojtarin e Atalantes.
“Ai shenoi nje gol teper te bukur ne San Siro ne ate 2-2 ne Milano. Lojtari ka qene gjithmone nje nga te pelqyerit e Mirottes ne Serie A.”
“Nje magji e kthyer ne gol ne San Siro, ne stadiumin ku ai mund te luante me Interin. Mund, sepse nuk u be asgje ne ate kohe per te.”
“Conte e ka kerkuar me ngulm lojtarin por Marotta nuk ja doli kurre te arrinte tek ai duke pare kerkesat e larta te Atalantes per te.”
“Per trekuartistin, klubi i Bergamos kerkoi plot 40 milione euro ne veren e 2020, kur e gjithe merkato italiane nuk e kishte potencialin te investonte nje shifer te tille.”
“Lojtari deri me tani ne Itali ka shenuar 20 gola ne 94 ndeshje. I ka cilesite dhe mundesite te luaje tek Interi, e ka edhe pelqimin e Marottes, por vetem kerkesa ekonomike e Atalantes ndal gjithcka.”
“Marotta kontaktoi me agjentin e tij, dakordesoi me te, sepse ai ishte i perzgjedhuri i Contes: por nga ridimensionimi i buxhetit nga ana e Suning, nuk mundi te bente asgje per te. Prapaskena e nje goditje te madhe mbeti vetem e tille, nje prapaskene, kurre dicka konkrete.”