Ambrosini, cfare fjalesh: “Rasti i Dimarcos? Kush ka luajtur futboll, e di shume mire se cfare ndodh nese…”
Me sa duket goli i 2-1 i shenuar nga Felope Anderson ne Inter-Lazio eshte tema e dites ne Itali diten e sotme.
Ai gol erdhi pasi Dimarco ishte i shtrire ne toke i demtuar por lojtaret e Lazios e injoruan kete fakt dhe shenuan nje gol.
Nderkohe, nje ish-lojtar i njohur i Milanit, Massimo Ambrosini ka dashur te jepe idene e tij per kete rast ne mikrofonat e DAZN.
“Eshte normale qe nje lojtar te thote ne TV gjerat e duhura pas nje ndeshje. Inzaghi kete gje e beri ne menyren e nje zoterie te vertete.”
“Ai deshiron qe te vere lojtaret ne pozicionin qe ta harrojne menjehere kete humbje dhe te fokusohen direkt te ndeshjet e radhes.”
“Por ne qe kemi luajtur e dime shume mire se cfare ndodh ne raste te tilla: nese te ndodh ajo gjeja aty, kur kundershtaret nuk respektojne lojtarin e shtrire ne toke, gjithcka behet e veshtire per tu menaxhuar.”
“Mund te themi cfare te doni ju… Por situata eshte shume e komplikuar, e veshtire te japesh nje mendim objektiv pertej rregullores.”
“Por te gjithe neve qe kemi luajtur futboll nese do te kishim qene lojtare te Interit sot, do te ishim cmendur, do e kishim humbur qetesine.”
“Ne ato momente mendon se ke pesuar nje hile, e veshtire te luash ato 15-20 minuta me pas. Nuk ka te vertete absolute, por me siguri humbet kuptimi i sportit ne te tilla raste…”