Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport zbulon: “Marotta nuk tha te verteten per rinovimin e Brozovic. E verteta eshte se Interi do…”

Tuttosport zbulon: “Marotta nuk tha te verteten per rinovimin e Brozovic. E verteta eshte se Interi do…”
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic dhe Interi po vazhdojne qe te kene distance ne negociatat e tyre per rinovimin e kontrates.

Diten e djeshme Beppe Marotta u shpreh shume qarte ne intervisten e tij perpara ndeshjes ndaj Sheriff ne San Siro.

Ai tha: “Rinovimet per Interin nuk jane nje problem. Tek Interi duhet te qendrojne ata lojtare qe jane te lumtur te qendrojne dhe Brozovic e ka treguar kete vullnet dhe deshire per te qendruar me ne, po ashtu si Lautaro dhe te tjere.”

“E gjithe skuadra meriton nje vleresim. Ne javet e ardhshme do te kemi menyre per tu perballur me agjentet e tij bashke me Ausilion.”

Por si eshte e verteta? Sipas asaj qe tregon sot Tuttosport, me sa duket Marotta nuk eshte treguar i sinqerte per gjithcka cfare tha ne interviste.

“Marotta nuk tha te verteten. Kjo sepse Interi nuk eshte se nuk e ka ne plan takimin me agjentin e Brozovic.”

“Madje ky takim e ka edhe nje date: te enjten qe vjen, pas ndeshjes me Empolin qe do te luhet ne Serie A.”

“Kjo eshte data. Dhe palet nuk jane shume afer duke pare edhe kerkesat qe ka lojtari dhe babai i lojtarit qe eshte agjenti i tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.