Gazzetta, cfare shkrimi per Dumfries: “Ai duhet ta kuptoje qe nuk eshte asgje pa…”
Nje ndeshje tjeter jo bindese per Denzel Dumfries: mbrojtesi i krahut hollandez eshte rikthyer ne fushe pas penalltise se shkaktuar ndaj Juventusit por ende nuk po gjen dot nje rol si protagonist tek Interi.
Ai edhe ndaj Udineses e ka treguar se ka ende shume pasiguri ne fushe dhe nuk gjendet akoma ne habitetin e tij natyral.
Per ta pershkruar me mire situaten, La Gazzetta dello Sport perdor nje slogan te famshem te klubit zikalter ne te kaluaren.
“Mbrojtesi i krahut hollandez ende duket teper i brishte kur ka topin dhe ka shume pasiguri ne kembet e tij.”
“Me siguri e mbani mend nje reklame te famshme te Ronaldo Fenomenit per Pirellin kur ai ishte tek Interi: fuqia nuk eshte asgje pa kontroll. E mbanu mend?”
“Keshtu edhe Denzel. Do te vazhdoje te jete asgje nese nuk e kontrollon fuqine e tij. Ai ka shume frike, por nese gjerat do te fillojne te permiresohen, atehere ai mund te behet nje lojtar kyc.”
“Diten e djeshme, ai e meriton noten gjashte per dy arsye: diagonalja mbrojtese ku shpeton nje gol pas topit te Pereyra dhe assit per Correa te goli i dyte.”
“Per sa i perket gjithe te tjerave, duhet te mundohet ende shume. Ka shume pune perpara e duhet te beje dicka.”