Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Conte zbulon gjithcka per here te pare: “Ja arsyeja pse u largova nga Interi. Ata nuk kishin me…”

Antonio Conte zbulon gjithcka per here te pare: “Ja arsyeja pse u largova nga Interi. Ata nuk kishin me…”
Inter Club Staff

“Vetem emri Premier League mund te me bindte qe te rikthehesha ne piste kaq shpejt.”

Fjale dhe muzike per Antonio Conten, qe per mikrofonat e La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar me detaje pse eshte larguar nga Interi por edhe pse ka zgjedhur Tottenham.

“Kur presidenti Levy me ka kerkuar ne muajin qershor, e kisha falenderuar por nuk e kisha ndjere te shkoja ne ate moment.”

“Ato dy vitem e Interin qe kane sjelle nje Scudetto qe me kalimin e kohes do te kuptohet edhe sa e jashtezakonshme ka qene si arritje, me kishin prekur.”

“Te fitosh ne vetem dy vite duke mundur nje Juventus qe kishte ndertuar nje monarki, ka qene dicka e pabesueshme,”

“Nje pune e bere me shume durim dhe vullnet, e kulminuar me nje gezim te pamase per rezultatin e arritur.”

“Gjithesesi, ne fund ka pasur edhe nje zhgenjim te madh per ndryshimin e programeve dhe kane sjelle perfundimin qe rruget tona te ndahen. Kjo ka qene arsyeja e largimit. Ata nuk kishin me te njejtin projekt.”

“Ne ate kohe me pas kisha nevoje qe te hiqja spinen nga priza. Por kur Levy me kontaktoi perseri duke me thene se me donte me te gjitha kostot, thashe po.”

“Ne projekti ne tij pash vizion. Nje fjale shume e shtrenjte per mua…”

Te fitosh ketu eshte sfida jote me e madhe?

“Une kam marre gjithmone skuadra qe vinin nga momente te veshtira. Juventusi kur ishte jashte Kupave, Kombetarja kur kishte dale nga grupet e Boterorit, Chelsea qe vinte nga nje vend i 10, Inter qe nuk fitonte qe prej 2010…”

“Nuk kam bere asnjehere zgjedhje te thjesha. Por kjo e Tottenham eshte me veshtira por edhe me stimuluesja.”

Kryevepra e karrieres tende kush ka qene?

“Te krijoja ciklin Juventus ka qene e veshtire sepse luanim me Milanin e Ibra, Nesta dhe Thiago Silva. Me Interin e Tripletes dhe Napolin e Cavani, Lavezzi dhe Hamsik.”

“Por per ma kryevepra e karrieres sime ka qene te fitoj Scudetton me Interin. Ne dy vite kemi hedhur poshte nje monarki sportive.”

“Nese nuk do te kishte qene Interi qe te thyente ciklin juventuin, Juventusi do te ishte perpara edhe sot.”

“Kur mund dike ashtu si e beme ne, i heq komplet sigurine qe kane.”

A e kishe menduar se pas pak muajsh do te gjeje ne Premier League njerez si Lukaku dhe Ronaldo?

“Jo, absolutisht jo. Nuk mendoja qe ta mbyllja aventuren si zikalter edhe vete ne fakt.”

Me shume je habitur nga largimi i Lukaku apo i Ronaldos?

“Jane situata te ndryshme. Por kur te krijohet mundesia te rikthehesh ne Premier League eshte e veshtire te thuash jo.”

“Me siguri qe largimi i tyre ka varferuar Serie A. Jane dy yje.”

Si e shikon luften Scudetto?

“Per momentin duket nje gare me tre skuadra bashke me Interin. Por jam me shume i fokusuar te kush po lufton per te fituar Premier League.”

Kush eshte diferenca ndermjet Premier League dhe Serie A?

“Ka me shume intensitet dhe me pak takticizem. Kjo i ben ndeshjet me spektakolare. Ka nje atletizem te ndryshem.”

“Edhe lojtaret e vegjel ketu jane prej guri. Kampionati anglez te permireson. Vlen per lojtaret por edhe per tranjeret.”

Italise i mungon nje sulmues i madh…

“Nuk kemi nje Lukaku apo Kane, e vertete. Por kemi Immobile. Per mua mbetet shume i cmuar per Italine.”

“Ai nenvleresohet por punen e ben. Sulmon dhe lufton. Nuk duhet te pritet vetem nga ai.”

Do te kualifikohet Italia?

“Shpresoj qe po. Vetem nje kundershtar eshte per tu pasur frike. Portugalia. Eshte nje skuader e forte plot me lojtare me kualitet. Te tjerat nuk i kam problem, nuk me frikesojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.