Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

574 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Indonezi te cmendur pas Thohir: “Ky njeri drejtoi Interin per vite me radhe. Eshte ne gjendje edhe te…”

Ne Indonezi te cmendur pas Thohir: “Ky njeri drejtoi Interin per vite me radhe. Eshte ne gjendje edhe te…”
Inter Club Staff

Erick Thohir ka qene njeriu qe mori Interin nga Massimo Moratti, ne nje gjendje teper te keqe, dhe e shiti shume me shtrenjte te Suning.

Per disa vite me radhe ai ndryshoi komplet modelin e te berit biznes tek Interi, duke investuar fort te drejtues me eksperience nderkombetare.

Te shumte ishin ne ate kohe drejtuesit e Manchester United qe lane Premier League per te ardhur tek Interi.

Koha ne fund i dha te drejte Thohir, qe ne pak kohe dyfishoi vleren e Interit dhe afroi prane klubit nje investitor te fuqishem si familja Zhang.

Por duket se menaxhimi i shkelqyer qe ai i ka bere Interit, ka bere qe ne Indonezi te cmenden pas figures se Erick Thohir.

Ai eshte zgjedhur Minister i Indonezise per Kompanite Shteterore. Vetem pak dite me pare, nje media vendase shprehej keshtu per te:

“Ai eshte njeriu i duhur per Indonezine. Jo shume kohe me pare ky njeri menaxhonte Interin, nje skuader futbolli italiane qe eshte lider ne bote.”

“E mori ne nje situate te veshtire dhe e ktheu ne nje model suksesi. Kemi besim te plote se ai do te jete ne gjendje te ndryshoje edhe Indonezine. Eshte nje revolucionar dhe do te kete impakt edhe tek njerezit e thjeshte me vizionin e tij te madh qe ka pasur edhe ne sport.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.