Inter, Calhanoglu eshte nje dhurate prej qiellit: “Ja shifrat e frikshme deri me tani te turkut: ai me Interin ka arritur…”
Nuk kane qene te pakta komentet negative per transferimin e Hakan Calhanoglu tek Interi gjate muajve te veres.
Te shume kane qene ata qe kane thene per turkun qe “nuk ka vazhdimesi” dhe qe “nuk eshte nje lojtar qe te siguron paraqitje te medha”.
Por me sa duket, me shume se sa nje fakt, keto fjale kane qene zili dhe mllef per transferimin e tij tek Interi.
Me se shumti keto fjale kane ardhur nga tifozet e asaj skuadre qe i eshte lutur turkut te rinovonte per muaj me radhe por ne fund ai zgjodhi Interin sepse donte te luftonte per trofe.
Keshtu, diten e sotme Corriere dello Sport ka zbuluar nderkohe shifrat e frikshme te Calhanoglu me fanellen e Interit.
“Numrat e Calhanoglu ne sezonin e tij te pare me Interin jane vertete te frikshme. Ai deri me tani ka bere nje mal me assist.”
“Turku deri ne kete moment qe po flasim ka dhene plot 8 assiste ne kampionat dhe eshte nje hap larg barazimit te rekordit te tij ne nje sezon te Serie A.”
“Ai ne sezonin 2020-2021 dhe ne sezonin 2019-2020 me fanellen e Milanit ka arritur ne maksimumi 9 te tille. Nderkohe, perpara ka edhe 3 muaj te tjere kampionat.”