Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gosens flet per gjithcka: “Endrra ime e madhe eshte vetem nje. Sapo vura kembe ketu kuptova se Inter eshte…”

Inter, Gosens flet per gjithcka: “Endrra ime e madhe eshte vetem nje. Sapo vura kembe ketu kuptova se Inter eshte…”
Inter Club Staff

Robin Gosens, goditja me e fundit e merkatos se Interit ne janar, ka qene protagonist ne nje interviste te gjate per DAZN.

Ai ka folur per rikthimin e tij ne fushe por ka treguar edhe disa kuriozitete per jeten e tij private dhe ka qene nje bisede mjaft e kendshme.

RIKTHIMI – “Ne fund, me kete demtim qe kam pasur, nuk dua te jap asnje date. Kjo sepse ne fund te fundit e rendesishme eshte te gjej besim.”

“Po stervitem mire, po permiresohem dite pas dite. Per mua nuk mungon shume sepse kam filluar te bej gjera ne fushe.”

“Shpresoj sa me shpejt sepse nga ana tjeter nuk dua te ve presion mi veten por dua qe cdo gje te ndodhe gradualisht.”

CFARE TE KA GODITUR ME SHUME NGA INTER – “Mbi te gjitha madheshtia e klubit. Ne fund kam pardhur nga Atalanta, nje skuader me siguri e rendesishme, por tani je te Interi dhe je te nje skuader shume me e madhe.”

“Eshte nje klub historik, me ka goditur pikerisht kjo: madheshtia e klubit.”

NAPOLI-INTER – “Sipas meje celesi eshte se ne mund te luajme me lojen tone. Kualiteti yne eshte qe te luajme me nje tip loje qe mund ta bejme edhe me Napolin.”

“Do te kemi shanse per te fituar dhe do te jete nje ndeshje shume e rendesishme. Duam te fitojme me te gjitha kostot. Eshte shansi yne.”

STERVITJE EXTRA – “Jam shume krenar per kete, kam bere shume gjera ekstra per te arritur ne keto nivele qe jam sot.”

“Mbase kam me pak talent se disa lojtare te tjere, por forca ime ka qene gjithmone mentaliteti dhe disiplina.”

“Keto dy gjera me kane sjelle vertete larg. Per kete jam shume i lumtur dhe krenar qe kam arritur ne nivelin e Interit. Ne fund jane shume ore ne palester dhe ne fushe per te mesuar dhe permiresuar.”

IMPAKTI I PARE ME ZHANG – “Jemi takuar ne zyre dhe me ka treguar se eshte tifozi i pare i Interit.”

“Me ka thene se tani po luaj ne nje klub prestigjoz: me ka dhene karikimin e madh, me ka transmetuar menjehere faktin se po luajme ne nivele te rendesishme dhe me ka dhene te gjithe besimin.”

“Kjo me ka karikuar fort per te ardhmen.”

FRAZA E MERKEL PER DRAGHI – “Une e njoh normalisht Merkel qe ka qene figura jone e rendesishme per vite me radhe ne Gjermani.”

“Nese ajo flet per mua normalisht me ben te lumtur, sipas meje ka pasur te beje me ndeshjen ne Europian kunder Portugalise. Me gezon shume qe te degjoj dicka te tille.”

ENDRRA PER TU BERE POLIC – “Po, e mendoja kur isha i vogel. I keq eshte fjala e duhur per mua. Une deri ne moshen 18 vjecare kam luajtur vetem me shoket futboll pa u rritur ne nje akademi.”

“Prandaj, shkoja ne shtepi dhe prinderit te pyesnin cfare do te behesh kur te rritesh dhe per mua ishte gjithmone e me shume e qarte se do te besha si gjyshi im qe kishte qene gjithmone nje polic.”

“Prandaj kisha zgjedhur ate pune. Ne fund kam shkuar ne Hollande dhe jeta ime mori nje rrjedhe komplet tjeter. Por plani im ishte ky.”

MENDIMI I PARE SI LOJTAR – “Kur kam shkuar ne Hollande sepse ne ate moment kam kuptuar se po hapej nje porte e madhe per tu bere futbollist profesionist.”

“Kjo kishte qene nje enderr e imja dhe ne ate moment e kam kuptuar direkt: kam thene se nese kjo porte u hap mund te futem sepse e kam enderruar.”

LIBRI YT – “Ne Gjermani ka shkuar ire sepse e kam shkruar ne gjermanisht dhe ka qene nje sukses vertet i madh.”

“Une doja te tregoja historine time sepse e di qe eshte pak e ndryshme nga ajo e futbollisteve te tjere.”

“Une kam pasur kete ide dhe pastaj shume te rinj me kane thene qe per ta isha nje frymezim dhe prandaj kam dashur qe te njihen me historine time.”

ENDRRA TEK INTER – “Endrra e pare eshte te rikthehem ne fushe sa me shpejt dhe te behem nje futbollist i rendesishem.”

“Tani kam nje ambicje dhe endrra eshte qe te jap maksimumin me interin. Dua te behem nje lojtar i rendesishem ne nivel kombetar dhe nderkohmbetar.”

“Po pres edhe nje Boteror per te luajtur. Per kete me duhen paraqitje shume te mira me Interin dhe jane dy gjera qe lidhen bashke. Keto jane endrrat e mia per kete vit.”

SCUDETTO – “Nuk e kam thene sepse ne fund po enderroj te behem nje lojtar i rendesishem. Nese ndodh kjo, te tjerat do te vine vete.”

STADIUMI ME I BUKUR – “San Siro.”

KENGA QE TE KARIKON ME SHUME – “Eminem, ‘Lose Yourself’”.

HUMBJA ME E DHIMBSHME – “PSG, kur kemi humbur ne minuten e fundit me Atalanten.”

PJATA E PREFERUAR – “Rizoto Milaneze.”

SHOKU QE GATUAN ME MIRE – “Nuk njoh ende asnje qe te gatuaje mire (qesh).”

IDHULLI I FEMIJERISE – “David Alaba i Bayern sepse ka bere gjithmone role te ndryshme dhe ka qene gjithmone top lojtar.”

KUNDERSHTARI ME I FORTE – “Douglas Costa. Kur ishte ne forme, shpejtesia e tij dhe dribbling… pothuajse i pakapshem. Uroj qe te rikthehet ne ato nivele prape.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.