Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,084 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – De Vrij fiton gjyqin per transferimin nga Lazio te Interi: “Lojtari do marre plot 4,7 milione euro nga…”

E FUNDIT – De Vrij fiton gjyqin per transferimin nga Lazio te Interi: “Lojtari do marre plot 4,7 milione euro nga…”
Inter Club Staff

Nje lajm shume i rendesishem ka ardhur ne keto momente ne Itali: me sa duket Stefan De Vrij ka fituar gjyqin ne Hollande.

Kjo ka qene historia e dites qe ka dale ne pah: Gjykata e Amsterdamit ka denuar Sports Entertainment Group te cilet jane te detyruar te paguajne 4,7 milione euro te De Vrij.

“Por cfare ka ndodhur? Me sa duket, De Vrij i ka hedhur ne gjyq ish-agjentet e tij per kalimin tek Interi nga Lazio.”

“Ne ate kohe kjo agjenci ka futur disa bonuse ne kontrate per perfitime te kompanise por duke mos dhene informacione te plota per mbrojtesin.”

“Keshtu, ne momentin qe De Vrij ka marre vesh per keto bonuse ku ai nuk ishte perfshire aspak, ka hedhur direkt ne gjyq ne Amsterdam Sports Entertainment Group.”

“Nderkohe, me te marre kete vendim ne duar, Sports Entertainment Group po mendon qe te beje nje apelim te ketij vendimi.”

“Gjithesesi, thelbi i ceshtjes eshte i lehte per tu nxjere ne pah: De Vrij ne tratativa ka qene i disavantazhuar per shkak te informacioneve qe Sports Entertainment Group ka mbajtur te fshehur nga ai gjate negociatave dhe ne kohen e firmes.”

“Ky eshte nje lajm shume i mire per De Vrij qe ne realitet ka humbur disa milione euro nga e gjithe kjo histori por nese vendimi i gjykates do te mbetet ne fuqi, ai te pakten do te perfitoje 4,7 milione euro demshperblim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.