Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

1,436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Bonolis ka nje kritike per tifozet zikalter: “Nuk i kuptoj kur flasin per Skriniar. Duan te jene fenomene kur…”

Inter, Bonolis ka nje kritike per tifozet zikalter: “Nuk i kuptoj kur flasin per Skriniar. Duan te jene fenomene kur…”
Inter Club Staff

“Si mund te mos jem? Sigurisht qe jam shume i lumtur per Romelu Ashtu si jam edhe per Asllani, Mkhitaryan e kushdo tjeter qe do te vije”.

Ky eshte entuziazmi i Paolo Bonolis, i cili ka qene shume i qarte qe ne batutat e para ne intervisten e shkurter te dhene per Tuttosport.

“Inter nuk kishte aspak nevoje per te permiresuar titullaret, por pankinen. Tani te shohim se ku do te dergojme vidal dhe Sanchez.”

“Por te shohim edhe me shitjen e Skriniar si do te sistemohet skuadra. E mbase do te vije edhe Paulo Dybala.”

“Ne ate pike, do ishte gjithcka shume e bukur. A do te me pelqente Dybala? Patjeter, eshte nje zoteri lojtar. Sikur te vinte…”

Asnje merzi per Lukaku?

“Ai e provoi njehere, nuk funksionoi dhe e kuptoi direkt se vendi i tij ideal ne bote ehste Milano, tek Inter.”

“Por ne kete mes fiton edhe belgu, edhe Inter. Juventusi nderkohe po ben shume mire, me siguri qe edhe ata do te jene ne lufte.”

“Milan? Shume skuadra do te jene te forta kete sezon. Por te shohim sepse tek ata duket sikur nuk po funksionon dicka.”

Meqe po flasim per kimi, cfare na thua per nje treshe te mundshme ne sulm per Interin me Lukaku-Martinez-Dybala?

“Nuk duhet te kemi aspak limite. Por nuk duhet te behemi as si Reali i Galaktikeve qe sulmonte me shtate lojtare dhe Samuel prapa priste shtate lojtare ne kundersulm i vetem.”

“Skuadrat duhet te jetojne me ekuiliber. Kjo eshte baza”, pergjigjet Bonolis qe me pas ka edhe nje kritike per tifozet e Interit.

“Tifozet behen fenomene me parate e te tjereve, por nese do te vije vertete nje oferte prej 70 milione eurosh…”

“Nese Inter do te shese Skriniar per kete shifer dhe nese merr ne shtepi Bremer dhe Milenkovic per shume, shume me pak, do te kishte bere shenjester.”

“Natyrisht do te me vinte keq per Skriniar nese largohet, por 70 milione per nje mbrojtes jane vertete shume. Nuk i kuptoj kur flasin per te dhe thone se Skriniar nuk duhet te shitet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.