Inter, te gjithe flasin per Lukaku por ja edhe Asllani: “Shqiptari ka zgjedhur nje “numer te shenjte” per te…”
Te gjithe flasin per Lukaku, por dje ka qene edhe dita e Kristjan Asllani, mesfushorit me potencial te madh qe ka zbarkuar ne boten Inter.
Ai eshte pare shume i emocionuar ne daljen e vizitave mjekesore dhe shqiptari i vogel ka gjithcka per tu bere nje alternative e besueshme e Brozovic.
“Te jesh tek Inter eshte nje enderr e realizuar per cdo person qe ka bere tifo per ngjyrat zikalter qe ne vogeli”.
“E mbase ai nje vit me pare ka qene duke festuar me shoket e tij ne shtepi Scudetton e Lukakut me shoke e nderkohe qe tani do e kete shok skuadre.”
“Asllani eshte nje playmaker modern, ka vrap dhe kualitet. Nje nga karakteristikat e tij me te mira eshte kapaciteti per te shkuar direkt ne vertikale dhe te kerkoje sulmuesin.”
“Pikerisht per kete arsye i duhet edhe Lukakut ne fushe, qe te ndihmohet nga nje lojtar qe di te vrapoje ne fushe te hapur.”
“Asllani eshte marre per 4 milione euro me nje detyrim blerje 10 milione euro plus huazimin e Martin Satriano.”
“Nderkohe, ai ka zgjedhur nje numer “te shenjte” per te si tifoz: ka marre numrin e idhullit te tij Fredy Guarin, 14. Ky do te jete numri mbi fanellen e shqiptarit dhe ka qene edhe numri qe Guarin ka mbajtur ne fillim tek zikalterit perpara se te kalonte te 13.”