Inter, lajme shume te mira nga Appiano Gentile: “Stafi mjekesor i klubit ka lajmeruar Inzaghin se…”
Simone Inzaghi mund te buzeqeshe: duket se per te kane ardhur lajme vertete te mira nga stafi mjekesor zikalter.
“Me sa duket, demtimi muskulor i Mkhitaryan ne fund te ndeshjes ndaj Lecce eshte shume me i lehte nga sa ishte parashikuar.
“Armeni mund te rikthehet shume shpejt ne dispozicion dhe per kete jane te bindur edhe ne stafin zikalter”.
Keshtu shkruan Tuttosport, e cila vazhdon edhe me tej: “Tek Inter ne kete moment te gjithe lojtaret jane ne dispozicion, me perjashtim te armenit”.
“Lojtari ka pesuar nje demtim ne kofshen e majte pasi eshte hedhur ne fushen e lojes ndaj Lecces ne minutat e fundit”.
“Per mesfushorin ne kete moment po behet ende nje pune e diferencuar, por diten e djeshme eshte pare ne fushe duke prekur edhe topin”.
“Kjo eshte nje shenje e mire, me lojtarin qe mund te jete gati qe ne ndeshjen Inter-Cremonese te dates 30 gusht”.
“Por tek Inter gjithesesi nuk kane aspak nxitim dhe do te donin qe ai te ishte gati me kohe te plote ne derbin e 03 shtatorit”.