Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndryshon komplet skenari? “Permbyset gjithcka: as Acerbi e as Akanji, por tashme ne pole position eshte…”

Inter, ndryshon komplet skenari? “Permbyset gjithcka: as Acerbi e as Akanji, por tashme ne pole position eshte…”
Inter Club Staff

Vazhdon reflektimi i thelle ne shtepine Inter per te gjetur njeriun e duhur per goditjen e fundit ne merkaton hyrese. 

Mbrojtesit jane nen lenten e drejtuesve zikalter dhe emrat me te perfolur ne kete moment jane vetem tre ne total.

Per kete gje flet sot La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se per Interin tashme ne kete moment ka nje lojtar ne pole position.

“Nderkohe qe pista Acerbi ka qene shume e nxehte ne ditet e kaluara, duket se Inter nuk eshte plotesisht e bindur per te”.

“Acerbi eshte nje ushtar i vjeter i Simone Inzaghit, por per drejtuesit ai nuk bind per shkak te moshes se tij”.

“Pastaj, ai nuk i pelqen aspak edhe tifozeve te Interit dhe sot nuk gjendet nje tifoz i vetem i Interit qe eshte pro blerjes se lojtarit”.

“Normalisht qe tifozeria nuk eshte ajo qe kushtezon Interin sepse klubet e medha rralle kushtezohen nga gjera te tilla”.

“Por eshte nje tregues, qe Acerbi nuk do e kishte te lehte te pranohej ne Milano. Edhe pse ai mbetet nje goditje low cost”.

“Gjithesesi, te gjitha gjerat te shtyjne te mendosh se Inter do e merrte Acerbin vetem ne fund fare, nese nuk do te kete mundesi tjeter”.

“Normalisht qe pakti duhet te jete qe Lotito dhe Lazio duhet ta lene te lire lojtarin me kosto 0 dhe Inter nuk duhet te paguaje asgje, pervec pages se tij”.

KUSH ESHTE NE POLE POSITION PER INTERIN NE KETE MOMENT?

“Nderkohe qe Lazio ka hapur mundesine e huazimit per Acerbin me te drejte blerje, sot pritet ne seline e Interit edhe agjenti Federico Pastorello.”

“Gjithesesi, Inter ka hedhur syte diku tjeter. Ne kete moment qe po flasim, i preferuari eshte Chalobah i Chelsea”.

Inter, Chalobah in pole: una condizione per sbloccare la trattativa col Chelsea - immagine 1

“Ai madje ka parakaluar edhe zvicerianin Manuel Akanji, qe nga ana e tij po ben gjithcka qe te transferohet ne Milano”.

“Chalobah po kerkon nje skuader dhe te vije ne Milano, te Inter, te skuadra e mikut te tij Lukaku eshte maksimumi per te”.

“Nderkohe, duhet pare se sa dakord eshte Chelsea per nje huazim pa pagese por edhe per nje te drejte blerje ne te ardhmen”.

“Sot per sot, antenat e Interit jane te drejtuara pikerisht nga anglezi dhe Mberteria e Bashkuar. Por gjerat keto dite po ndryshojne shume shpejt. Ne kete moment gjithesesi, ne pole eshte pikerisht Chalobah.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.