Sulmi 23-24, Marotta vezhgon me kujdes te madh nje emer? “Do zevendesoje Dzekon ne skuader: ja detajet”.
Mund te kete nje te ardhme te madhe tek Inter per nje lojtar te ri te huazuar nga Inter ne kete sezon ne Serie A.
Per kete eshte e bindur calciomercato.com, e cila shkruan me bindje per ate qe mund te ndodhe veren e ardhshme.
“Tek Inter dihet: ne fund te ketij sezoni, Dzeko do te jete ne skadence kontrate dhe do te largohet nga skuadra”.
“Por nga ana tjeter, edhe Correa eshte ne dyshim per sezonin e ardhshem. Por te pakten per sa i perket Dzeko, Inter e di pak a shume emrin qe mund ta zevendesoje”.
“Kush? Behet fjale per Martin Satriano nga Empoli, qe ka kaluar te keta te fundit te operacioni Asllani ne vere”.
“Ai deri me tani ka gjetur edhe minutazh, por edhe vazhdimesine e duhur per tu rritur ne nje skuader qe beri maksimumin edhe per Pinamontin sezonin e shkuar”.
“E pikerisht per te Marotta ka nje projekt: ai po e ndjek me kujdes, dhe deshira dhe vullneti eshte per te marre ne shtepi nje lojtar qe do te ishte ne skuader sulmues i katert”.
“Ai do te luante keshtu perkrah Lautaros dhe Lukaku e do te ishte nje opsion i vlefshem sa here do te ishte nevoja. Ai eshte nje nga te rinjte me te vleresuar ne Europe per shkak te nuhatjes qe ka per golin”.