Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

693 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jonathan: “Tifozet e vleresojne punen time. Per mua Branca dhe Ausilio…”

Jonathan: “Tifozet e vleresojne punen time. Per mua Branca dhe Ausilio…”
Andi Prifti

Grumbullimi ne Pinzolo e ka kthyer perfundimisht ne nje benjamin te tifozerise zikalter: tani Jonathan, i intervistuar nga Roberto Scarpini ne Inter Channel, shpreh te gjithe lumturine e tij per kete dashuri te veçante. “Mendoj se ky eshte nje demonstrim i vleresimit qe tifozet kane kundejt punes sime. Une jam i lumtur, po punoj mire dhe shpresoj te bej akoma me mire vitet e ardhshme. Jo vetem une, por dhe Interi. Tifozet duhet te na besojne per kete.

Nje dashuri e ardhur pas nje fillimi te veshtire ku duhej luftuar skepticizmi i rende i tifozeve. Si mundi Jonathan ta kaloje ate? “Sipas meje e para ishte puna: nuk ka qene e lehte per mua ne vitet e kaluara, nuk mund te gaboja kurre. Por dhe jam perulur shume, kam punuar gjithmone mire, kur nuk luaja kerkoja te stervitesha dhe kur e kam pasur shansin ne fushe kam bere maksimumin tim. Ngadale ngadale kam arritur ta permiresoj lojen time. Goli kunder Romes ishte i bukur, por aksioni ishte akoma me i bukur. Mendoj se tifozet e kane pare qe une doja te luaja pavaresisht mundesive qe kishte Interi. Mbase mungonte pak miqesia me shoket e tjere te skuadres, por tani kam mesuar me shume dhe kete vit do te jem akoma me mire.

Besimi, gjithsesi, ka ardhur gjithmone nga Marco Branca dhe Piero Ausilio, qe te kane dashur gjithmone: “Ata jane dy persona te mire si dirigjente dhe e kam ndjere besimin e tyre. Per te bere mire, nje lojtar ka gjithmone nevoje per nje vazhdueshmeri minimale, te pakten 5 ndeshje, per te pasur besimin dhe te kapur nje lloj ritmi. Kjo ndodhi me mua, ne fund te fundit: nese nuk do isha aq keq ne fillim, nuk do isha permiresuar kaq sa tani. Tani shpresoj te bej mire, bashke me besimin e tifozeve qe eshte e rendesishme per te gjithe ne. Do te kemi nje vit te ashper, ata duhet te na qendrojne perkrah.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.