A Bola ne Portugali habit: “Edhe Interi eshte ne gare per lojtarin 60 milionesh: shihet si nje…”
Me sa duket nuk kane te ndalur emrat qe lidhen me merkaton e ardhshme te Interit ne fund te ketij sezoni.
E fundit qe flet per kete gje eshte e perditshmja portugeze, A Bola, e cila flet ne vecanti per nje sulmues te Benfices.
“Ka nje radhe te gjate per Darwin Nunez. Ai eshte sulmuesi premtues i kombetares se Uruguait dhe Benfica po behet gati ta shese te ofruesi me i mire.”
“Kjo gje pritet te ndodhe gjate merkatos se ardhshme dhe konkruentet per kete lojtar nuk mungojne ne te gjithe europen.”
“Per te jane informuar deri me tani Inter, Arsenal, West Ham, Milan dhe Tottenham. Te gjitha te interesuara per ta blere.”
“Problemi? Ceshtja e cmimit sepse lojtari ne kontrate ka nje klauzole largimi 150 milione euro dhe nje kontrate deri ne 2025.”
“Keshtu, Benfica do te ulet ne tavolinen e diskutimeve vetem nese per te nje skuader ofron te pakten 60 milione euro.”
“Kjo do te ndodhe sepse 20% te shitjes se lojtarit i takon skuadres se Almeiras fale nje marreveshje ne momentin e shitjes. Lojtari nga skuadrat e interesuara shihet si nje talent mjaft premtues.”