Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

587 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AGJENTI I LAUTAROS FUT NE ALARM INTERIN: “Kemi refuzuar rinovimin: tani per Lautaron eshte koha qe te…”

AGJENTI I LAUTAROS FUT NE ALARM INTERIN: “Kemi refuzuar rinovimin: tani per Lautaron eshte koha qe te…”
Inter Club Staff

Edhe pse ka kaluar tashme nje vit i plote, Lautaro Martinez nuk ka ndalur se menduari per Barcelonen edhe pse ka nje kontrate deri ne 2023 me Interin.

Kete gje e ka shpjeguar vetem pak minuta me pare Alejandro Camano, agjenti i Toros, i cili ka folur ne menyre ekskluzive per Sport.

“Ne jemi shume te qete. Duhet te zgjidhim ne raadhe te pare situaten me Interin, por natyrisht qe do i pelqente nje kalim te Barcelona.”

“Kush nuk do te donte te luante te Barcelona? Nje nga klubet me te medha ne bote, aty luan edhe Messi.”

Nderkohe, prokuratori ka qartesuar pak me vone se nje kalim i Lautaros te skuadra e Messit ne kete moment eshte frut i fantazise.

“Askush nga Barcelona nuk me ka telefonuar per te. Kam nje raport te mire me Mateo (Alemany) por nuk ka asgje.”

‘Prandaj nuk e mendojme kete gje fare. Lojtari eshte gati per cdo sfide. Kurre nuk ndalet dhe mund te marre mbi supe cdo gje.”

Nje vit me pare, argjentinasi ka qene me te vertete afer Barcelones: “Nuk e di cfare ka kaluar vitin e kaluar me Lautin, me ka thene se ish-agjenti i tij kishte folur me Barcelonen, por ka qene cdo gje konfuze…”

“Detyra jone eshte qe tani te njohim projektin e Interit dhe te degjojme ofertat qe do te vine per te. Jemi mire keshtu, por te shohim.”

Me siguri, vlera e kartonit te Lautaros prej 90 milione euro nga mediat italiane nuk eshte i drejte sipas agjentit te lojtarit.

“Nentedhjete milione euro jane nje ekzagjerim. Cdo gje e ka nje cmim, edhe pse me duket se Interi nuk flet per ndonje shitje.”

“Duhet pare se cfare do te ndodhe me klubin gjate kesaj merkatoje. Duhet pare situata. Rinovim i Lautaros?

“Na e kane ofruar por ne e kemi refuzuar kete rinovim dhe kemi thene se per momentin jemi mire keshtu si jemi. Tani per Lautaron eshte koha qe te njohe projektin e klubit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.