Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

999 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Mbaye: “Do te flasim me Ausilio se shpjeti. Huazimi eshte i mundshem”

Agjenti i Mbaye: “Do te flasim me Ausilio se shpjeti. Huazimi eshte i mundshem”
Ardi Deda

Ndryshim i plote ne shtepine zikalter pas lamtumires te senatoreve te fundit dhe po vleresohet zevendesimi i shume lojtareve, qe po largohen nga Milano dhe qe duhen zevendesuar domosdoshmerisht. Nuk ka dyshime per faktin se strategjia zikalter eshte ajo per te rinovuar ekipin dhe per te risjelle ne shtepi lojtaret e tij, ashtu sic nuk ka dyshime edhe per nevojen per te gjetur nje lojtar krahu per te plotesuar repartin per sezonin e ardhshem. Keto dy nevoja, ne teori, i ploteson Ibrahima Mbaye, qe vjen nga nje sezoni me Livornon qe ne fund ra nga aktegoria por qe mbi te gjitha vjen nga sezon i mire ne nivel personal,  sezoni i tij i pare ne Serine A.

Per te folur per te tashmen dhe per te ardhmen e senegalezit FcInterNews ka intervistuar agjentin e lojtarit Beppe Accardi: “Bilanci eshte me siguri pozitiv, ka luajtur pothuajse te gjithe kampionatin pervec ne fund te sezonit per shkak te nje demtimi. Nese ne fillim te sezonit nese do te kishim menduar se do te luante vetem per 15 ndeshje do te kishim vene serish firmen. Ka bere mire dhe ka pasur fatin qe ka gjetur trajnere qe i kane mundesuar te rritet. Kjo eshte e qarte ne sy te te gjitheve”.

Natyrisht edhe per ata te Interit: “Inter ka thene gjithmone qe e vlereson rendimentin e tij, synon tek ai per te ardhmen dhe kjo eshte nje gje e njohur, vete zikaltrit e kane konfirmuar kete gje gjate kampionatit. Kane vleresuar performancat e tija”. Pra, e ardhmja e Mbaye duhet te jete zikalter. “Para pak kohesh kam folur me Ausilio dhe me ka perseritur se kerkon ta riktheje lojtarin ne baze, ne ditet e ardhshme do te kemi nje takim per te krijuar nje strategji perreth tij dhe do te vendosim se cfare do te bejme. Rinovimi? Do te perfshihet ne kete strategji, besoj se ky eshte interesi i te gjitheve. Ibra kerkon te vazhdoje me Interin sepse klubi ka besuar tek ai dhe i ka mundesuar te rritet dhe zgjatja e kontrates eshte qellimi i zikalterve per te mos u gjetur ne fund te kampionatit me me problemin hipotetik per te blinduar nje lojtar te ri te cilin mund te rrezikojne ta humbasin. Nga ana jone ekziston vullneti per te vazhduar gjate me Interin, por ne jete gjithcka eshte e mundur”.

Ne strategjine per te ardhmen per Mbaye megjithate mund te kemi nje zgjidhje tjeter, mundesia e nje huazimi tjeter ne Serine A: “Ne kete moment nuk jam ne gjendje te them asgje deri sa te flasim me Interin dhe nuk e kuptojme se si hyjme ne planet e klubit. Do te ishte e tepert te flisnim perpara per hipoteza te tilla, por besoj se nje vit tjeter ne forme huazimi nuk do te perbente nje problem, ne fund te fundit jemi duke folur per nje djalosh 19 vjecar”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.