Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Cassano i habit te gjithe: “Kam ndryshuar mendim per Interin. E di si me duken ata? Si nje skuader…”

Antonio Cassano i habit te gjithe: “Kam ndryshuar mendim per Interin. E di si me duken ata? Si nje skuader…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi ka ndertuar nje Inter qe eshte per tu pasur zili. Nuk e thote asnje njeri dosido, por vete Cassano.

Duket se ish-lojtari zikalter qe ne vitet e Contes kishte dale shume here publikisht duke mos u pajtuar me lojen e Interit ne ato dy sezone, tashme e mendon ndryshe.

Kete gje ai e ka thene per Bobo TV, ku ka treguar edhe njehere mendimin e tij per ate qe po ndodh te zikalterit.

“Conte ka dhene nje strukture, Simone ka ardhur dhe dhe ka punuar menjehere me ate qe kishte per te hedhur idete e tij.”

“Shikon Dimarcon se si leviz kur futet simbrojtes qendror. Duket qe ka shume dore tranjeri i ri. Kjo eshte nje merite e madhe.”

“Skuadra ka filluar te luaje ne sulm, te luaje lart, ka shkuar te sulmoje kundershtaret qe ne fillim, duke mos i lene te marrin fryme.”

“Per mua Inter do te luaje deri ne fund me Napolin dhe Milanin. Por do te luaje fort edhe ne Europe mendoj per ate qe po shoh.”

“Kam ndryshuar mendim per Interin me ardhjen e Simones. E di si me duken ata? Si nje skuader Europiane me futboll modern. Inter tani deshiron te imponoje lojen e saj. Pastaj shiko cfare skuadre. Nje skuader qe edhe Ranocchia mund te dale me i miri ne fushen e lojes ne ato dy ndeshje qe luan ne sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.