Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Cassano i shtang te gjithe: “Te isha si Inter do e shisja Bastonin qe neser: ne vend te tij do merrja direkt…”

Antonio Cassano i shtang te gjithe: “Te isha si Inter do e shisja Bastonin qe neser: ne vend te tij do merrja direkt…”
Inter Club Staff

Antonio Cassano ka qene si gjithmone prezent ne Bobo TV, ku kesaj radhe ka dashur te jape nje keshille per merkaton e Interit.

Ai e ka bere kete gje nderkohe qe ka qene duke folur per Boterorin, nje kompeticion qe Cassano e ka ndjekur me perpikmeri (sipas tij).

Keto kane qene fjalet e tij: “Po shikoja Ecuador, pasi me tha Lele Adani qe aty eshte nje skuader qe ka talente pafundi”.

“Por pikerisht lojtari qe me ka habitur me shume eshte ai qe luan ne krahun e majte dhe qe Adani me tha ta shoh”.

“Keshtu, nese do te isha Inter, do te shisja menjehere Alessandro Bastonin per te marre Piero Hincapie”.

“Eshte nje lojtar i lindur ne 2002, qe gjuan me te majten, vertete shume i forte me ato qe e pashe te beje ne fushen e lojes”.

“Une i kam thene miqve te mi qe te shkojne ta blejne menjehere sepse nje lojtar i tille eshte i rralle sot”.

“Gjithesesi, me ata qe kam folur, me kane thene te gjithe se Bayer Leverkusen eshte nje klub qe nuk i leshon lehte lojtaret dhe eshte shume e shtrenjte.”

“Gjithesesi, shume i forte Hincapie dhe me ka mahnitur: i keq, me kualitet dhe me personalitet. Do te ishte perfekt per Interin ne vend te Bastonit qe do e shisja qe neser”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.