Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

846 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti Bellinazzo: “Inter duart e lidhura deri me 30 qershor. Pas kesaj date behuni gati…”

Eksperti Bellinazzo: “Inter duart e lidhura deri me 30 qershor. Pas kesaj date behuni gati…”
Inter Club Staff

Marco Bellinazzo eshte shume i famshem ne Itali si nje nga gazetaret me te sakte dhe me ekspert per sa i perket ekonomise ne futboll, ku shkrimet e tij shpesh here kane qene te sakta dhe te shpjeguara mire mbi fakte. 

Ai nuk eshte nje gazetar i rendomte merkatoje, por nje ekspert ekonomik ne boten e futbollit.

Jo me kot ai drejton edhe sajtin e njohur “Calcio e Finanza” qe ne shqip do te thote “Futboll dhe Finance” qe eshte kthyer ne burimin kryesor te lajmeve ekonomike ne futboll ne Itali.

E keshtu, pikerisht Marco Bellinazo, drejtor edhe i Il Sole 24 Ore, nga studiot e Sport Italia ka folur per Interin dhe Fair Play Financiar.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Interi gjendet ne kushtet qe te dale nga settlement agreement qe ka nenshkruar Erick Thohir dhe Marco Fassone tre vite me pare.”

“Interi ne kete moment ka vetem nje detyrim: qe te mos dale me humbje ne kete bilanc dhe ta barazoje ate.”

“Me pas ata do te hyjne ne parametra te zakonshem dhe ne tre vitet e ardhshme nuk duhet te kaloje -30 milione eurot e famshme.”

“Pra, Interi ne vitin 2021 mjafton qe ne tre vjecarin 2018-2021 te mos kete me nje humbje -30 milione euro, pra do te jete nje bilanc tre vjecar dhe jo vit pas viti.”

“Por zikalterit, i kane duart e lidhura nga ky moment deri me 30 qershor ku duhet te bejne disa shitje per te rekuperuar parate e duhura.”

“E verteta eshte se pas 30 qershorit, Interi do te kete para per te shpenzuar sepse do te kete te ardhurat e Champions, buxhetin e paracaktuar te merkatos si dhe parate e shitjeve: kjo gje shenin keshtu fillimin e projektit te Suning.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.