Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Conte nuk njeh limite: “Do ju tregoj nje sekret: mua me pelqen shume te…”

Antonio Conte nuk njeh limite: “Do ju tregoj nje sekret: mua me pelqen shume te…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme ka ardhur nje tjeter sukses per Interin dhe Antonio Conte pervec Sky Sport (te cilen e kemi publikuar diten e djeshme), ka folur edhe per mikrofonat e DAZN.

“Lojtaret po sterviten pas ndeshjes? Ky eshte nje tregues i nje grupi qe nuk do te lere asgje per rastesine.”

“Une i kam dhene atyre nje dite ekstra per te pushuar dhe ata po sterviten te gjithe bashke tani. Si mund te mos jem i kenaqur? Sakrifica tregon qe ata bejne pjese thelle te kauza jone.”

Cfare emocionesh keni dhe sa Skudeto ka te festimi yt?

“Vazhdoj te perseris te njejten gje. Ndeshjet kane filluar te behen gjithmone e me pak dhe fitoret kane filluar te vlejne gjashte pike.”

“Milani dje fitoi me Parmen dhe per ne ishte shume e rendesishme te mbanim ritmin e tre pikeve per te mos rene ne diferencen e pikeve.”

“Per shume lojtare eshte hera e pare qe ndodhen ne kete situate dhe eshte shume e veshtire por te gjithe po tregojne se kane nje karakter shume te forte. Jane rritur shume te gjithe.”

Cdo ndeshje qe kalon dhe Interi po perballet me nje numerim mbrapsht…

“Nje numerim mbrapsht me thonjeza. Ne duhet te luajme per te fituar, te pedalojme fort dhe te shtyjme fort.”

“Nuk jemi skuadra qe mund te beje llogari dhe nuk dua ti bejme fare. Do ju them edhe nje sekret: mua me pelqen shume te fitoj. Prandaj dua te fitoj cdo ndeshje, pa llogari. Kete gje dua ti transmetoj edhe lojtareve.”

“Tani jemi ne mesi e rruges por kemi fituar tre ndeshje ne nje jave dhe duhet edhe pak sforco per ta arritur deri ne fund.”

Pse i nderrove vendet Eriksen dhe Sensit?

“Christian nuk po gjente pozicionin e duhur aty dhe vendosa ta coj te pozicioni i tij duke cuar Sensin ne vend te tij.”

“E kemi bere shpesh here kete gje. Skriniar gjente me mire linjat e lojes me Sensin dhe Lukakun.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.