Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Arbitri i njohur Cesari nuk e beson dot: “Shoh perseri Kolarov-Lautaro dhe nuk arrij ta kuptoj: a e dini se cfare pres tani?”

Arbitri i njohur Cesari nuk e beson dot: “Shoh perseri Kolarov-Lautaro dhe nuk arrij ta kuptoj: a e dini se cfare pres tani?”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes, ka qene shume i ashper ish-arbitri shume i njohur italian, Graziano Cesari.

Ai ka folur nga studiot e Pressing Serie A dhe tema me e diskutuar prej tij ka qene episodi perpara golit te Romes.

Normalisht po flasim per kontaktin teper te dyshimte te Lautaros dhe Kolarov, nga ku lindi me pas goli i barrazimit.

Keto kane qene fjalet e Cesarit: “Arbitri Di Bello per mua ka bere nje gabim trashanik ne ate rast ku shkoi edhe te VAR.”

“Ai e pa rastin, por nuk i ka kushtuar rendesine e duhur. Ka gabuar ne gjykim. E pa te gjithe rastin dhe vendosi dicka te pakuptimte.”

“Kepuca e Kolarov godet kemben e Lautaros (me te cilen mbahet) dhe gjuri i tij e godet edhe ne fundshpine. Ai shkon dhe ben faull ndaj argjentinasit.”

“Nuk arrij ta kuptoj dot se si Di Bello nuk e ka dhene faull ne momentin e pare kete, por ja qe nuk e pa. Por ta shihesh ne VAR, e ta mbash ate vendim, eshte dicka qe nuk arrij ta shpjegoj.”

“A e dini se cfare pres tani? Perpara ketyre imazheve eshte e veshtire te thuash qe nuk eshte faull. Ne Roma-Parma faulli i Mancinit nuk u denua nga arbitri dhe ai arbiter u pezullua. Tani pres qe e njejta gje te ndodhe edhe me Di Bello. Ka bere nje gabim trashanik.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.