Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

468 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Asamoah, ndodh e papritura? “Lojtari ka refuzuar cdo oferte qe i ka sjelle Interi: ai me sa duket kerkon…”

Asamoah, ndodh e papritura? “Lojtari ka refuzuar cdo oferte qe i ka sjelle Interi: ai me sa duket kerkon…”
Inter Club Staff

Kwadwo Asamoah nuk ka asnje mundesi qe integrohet perseri tek Interi dhe duket se aventura e tij ne Milano ka perfunduar.

Por deri me tani, lojtari ka refuzuar cdo propozim qe Interi i ka sjelle ne tavoline prej javesh dhe kjo gje ka komplikuar jo pak gjithcka.

Ne oret e fundit u fol per nje interesim edhe te nje klubi qe luan ne Serie B te Anglise (Championship), Reading, por asgje nuk ka dale ne pah deri me tani per dicka konkrete.

Sipas faqes me te rendesishme te lajmeve ne Gane, Royals jane afer qe te mbyllin marreveshjen me Interin per lojtarin afrikan, por ai nuk deshiron te transferohet atje.

Ai ne kete moment ka bere kerkesen e papritur ndaj Interit: te marre gjysmen e rroges qe i takon nga ky sezon dhe te largohet si nje lojtar i lire.

Duke e zgjidhur kontraten me zikalterit, Asamoah mund ta zgjedhe vete skuadren e re dhe mund te percaktoje vete kushtet e kontrates me klubin e ri.

Interi duket se eshte e ‘detyruar’ qe ta pranoje kete kerkese te Asamoah sepse ndryshe do e gjente veten me nje lojtar jashte projekti ne skuader.

Ganezi flitet se deri me tani ka refuzuar edhe skuadra si Sampdoria dhe Genova. Keshtu, hipoteza e zgjidhjes se kontrates eshte me e mundshmja per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.