Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

244 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barella nuk permbahet: “Na kane akuzuar e akuzuar: po tani, cfare po thone? Ne nuk jemi nje…”

Barella nuk permbahet: “Na kane akuzuar e akuzuar: po tani, cfare po thone? Ne nuk jemi nje…”
Inter Club Staff

Vetem nje hap larg endrres Skudeto, qe faktikisht mund te vije qe ne kete fundjave, Nicolo Barella, mesfushor i Interit, ka bere nje bilanc te sezonit te dyte tek Interi per mikrofonat e Sky Sport.

Ai e ka nisur fjalen e tij qe te lodhja e nje sezoni kaq te gjate: “Me siguri lodhja ka filluar te ndihet pak.”

“Ka qene nje vit i veshtire ku nuk jemi ndalur kurre. Objektivi ka qene shume i rendesishem dhe ne e kemi kapercyer lodhjen shpesh here duke u motivuar ekstra.”

Objektivi eshte Skudeto?

“Ka qene edhe sezonin e shkuar, por per fat te keq nuk ja dolem dot. Kemi humbur edhe nej finale Europa League.”

“Ka qene dicka qe na ka stimuluar edhe me shume. Na ka bere te bashkohemi me shume me njeri-tjetrin e te bejme nje tjeter sezon te mire kete vit.”

Inter te jep ndjesine se eshte shume e sigurt ne vetvete.

“Na kane akuzuar e akuzuar per shume gjera. Po tani cfare thone? Qe mbrohemi shume. Kush? Ne qe kemi nje identitet te qarte.”

“Me para nuk dinim te mbronim se pesonim shume gola, askush nuk fliste per sulmin qe shenonte shume.”

“Tani qe nuk pesojme, akuzohemi se mbrojme shume por ne realitet thjesht jemi me te organizuar dhe e dime se perpara kemi lojtare qe mund te zgjidhin ndeshjen. Kjo na jep qetesi.”

Conte eshte nje njeri qe te mer shpirtin?

“Ka qene keshtu qe prej dites se pare. Na tha se duhet te kapim objektivin. Dhe ne i interpretojme gjerat ashtu si do ai dhe nuk eshte se po na del keq.”

Tani ndiehsh me i forte?

“Tani jam me i sigurt ne aftesite e mi. Arrij qe te menaxhoj me mire rastet, situatat. Me pare me merrte shume rryma, zelli, por te luaj dhe stervitem me kampione me ka ndihmuar. Kam studiuar nga ata, me ka bere qe te permiresohem.”

Nje kualitet qe do i merrje Eriksen dhe Brozovic.

“Kualitetin dhe elegancen e te parit qe e dergon topin ku te doje dhe kur te doje. Brozo kujdeset qe te luajme mire, me te jemi me dinamik.”

Sa te ka ndihmuar menyra e te luajturit e Lukakut dhe Lautaros?

“Tranjeri na ka dhene disa zgjidhje loje dhe ne do te kerkojme qe ti veme ne fushe. Jane dy lojtare te medhenj ata.”

“Romi eshte nje zgjidhje qe gjithmone te nxjer nga veshtiresite. Lauti ben lidhje me mesfushen dhe sulmin.”

“Pastaj un e fus topin ne sulm dhe ata mund te shenojne si te duan. Jam me fat sa here ata shenojne, gezohem shume.”

Goli me i rendesishem?

“Me siguri ai ndaj Juves, ka qene emocionues. Ajo ka qene ndeshja qe na ka dhene nje bindje te madhe per forcat tona.”

“E dinim qe ishim te forte, por te mundesh skuadren qe ka qene aq shume e forte per shume vite ka qene e rendesishme.”

EURO 2020.

“Jam shume i lumtur me Italine. Do te jem shume i lumtur nese misteri do te me grumbulloje. Jemi nje skuader e bukur dhe mbi te gjitha nje grup i forte.”

“Ne kemi qene te zotet qe te bejme ate qe ka kerkuar Mancini. Sa me mire te bejme ne Euro aq me bukur do te jete per ne dhe tifozet e Italise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.