Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barella si… Ibrahimovic tek Interi: “Qe prej tij nuk ja ka dale asnje lojtare te kete…”

Barella si… Ibrahimovic tek Interi: “Qe prej tij nuk ja ka dale asnje lojtare te kete…”
Inter Club Staff

Nicolò Barella tek Interi ka arritur me te vertete nje nivel shume te larte dhe kjo po shihet ndeshje pas ndeshje.

Ai ka filluar ti beje gjerat me nje thjeshtesi te papare dhe ku shihet fare mire se tashme i perket nje niveli shume te larte.

Natyrisht, te dalesh Kampion i Italise, te luash ne Europe, te luash ne nivele te larta me kombetaren dhe te fitosh Europianin te ndihmojne te arrish nivele te tilla.

Kjo gje ka ndodhur edhe me Barella, i cili nuk ka te krahasuar me lojtarin qe erdhi te zikalterit nga skuadra e Cagliarit rreth dy sezone me pare.

Ai ne kete sezon ka marre pjese ne kater gola ne kater prezencat e tij te para me fanellen e Interit ne  kampionat.

Lojtari ka dhene nje assit ne cdo ndeshje ne tre ndeshjet e para dhe me pas ka shenuar edhe vete nje gol ndaj Bolognes.

I fundit lojtar qe ka marre pjese ne te pakten nje gol ne cdo ndeshje ne pese ndeshjet e para ka qene as me shume e as me pak, por Zlatan Ibrahimovic.

Kjo gje ndodhi ne sezonin 2007-2008, kur suedezi arriti ne shtate te tilla. Vetem nuk duhet te harrojme dicka: Barella luan mesfushor dhe Ibra ka qene sulmuesi kryesor i asaj skuadre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.