Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni i dergon nje mesazh edhe Milanit: “Shume i lumtur per fitoren ndaj Lazios. Milanit dua ti them se…”

Bastoni i dergon nje mesazh edhe Milanit: “Shume i lumtur per fitoren ndaj Lazios. Milanit dua ti them se…”
Inter Club Staff

Ka qene nje ndeshje e mire e para per Interin e Inzaghit ne kete 2022 dhe menjehere jane fituar tre pike te rendesishme.

Nderkohe, pas ndeshjes me Lazion, protagonisti Bastoni ka folur per Inter TV, duke analizuar keshtu ndeshjen:

“Ishin dy vite qe nga momenti qe kisha shenuar per here te fundit. Ndonjehere duhet te shenosh.”

“Mister na kerkon gjithmone qe te shtyme perpara, kur shkoj une para, Ivan qendron pak me prapa per te me mbuluar.”

“Eshte nje futboll shume zbavites per ne. Zbavitemi dhe fitojme keshtu qe duhet te vazhdojme patjeter keshtu.”

Kishe besim sot?

“Po, pas gjuajtjes se pare ishte normale te provonim. Nuk eshte e rendesishme te shenosh por ka rendesi te paraqitemi mire dhe te fitojme.”

A keni bere ndonje shaka me Skriniar?

Eshte e pazakonte si gje, por nje dhurate e meritoj nga ai. Zakonisht ne kerkojme sulmuesit por kesaj radhe gjeta koken e tij.”

Me kete te majte qe ke nga kush inspirohesh?

“Mah, une nuk frymezohem nga askush. I jam gjithmone falenderues Atalantes, Favinit qe me ka futur idete ne koke qe me ndjekin ne cdo moment ne fushe. Dhe perpiqem te jem vetevetja.”

A ka qene nje ndeshje e vuajtur alla-Inter?

“Po, donim te jepnim nje mesazh per Milanin pas dy fitoreve qe ata moren nderkohe qe ne nuk kishim luajtur asnje ndeshje. Milanit donim ti thonim qe jemi edhe ne ketu.”

“Ata kane treguar se nuk do te dorezohen deri ne fund. Nuk ishte e thjeshte, Lazio ne ndeshjen e pare na ka vene ne veshtiresi te madhe.”

Tani e ka radhen Superkupa…

“Tani po, Superkupa. Sot do te kenaqemi per kete fitore dhe nga neser do te mendojme per Juventusin…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.