Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Bergomi zbulon: “Une e di se si Zhang mund ta binde Conten: nese i premton se 9…”

Beppe Bergomi zbulon: “Une e di se si Zhang mund ta binde Conten: nese i premton se 9…”
Inter Club Staff

I ftuar ne studiot e Sky Sport 24, ish-mbrojtesi zikalter, Giuseppe Bergomi, ka folur keshtu per te ardhme e pasigurt te Contes tek Interi.

“E kuptoj qe eshte nevoja per nje ridimensionim, por behet shume e veshtire keshtu te kapen objektivat.”

“Duhet te qendrosh kompetitiv. Do te me pelqente se ku do te rrinte Conte nese do te kishte qendruar pa detyrimin per te fituar.”

“Pra, do te me pelqente sikur Conte te rrinte me ndonje titullar qe shitej sepse une jam i bindur se ai do te ishte shume i zoti edhe ashtu.”

“Pas kohes se Morattit, borxhet kane peshuar me shume, sepse Suning i ka trashiguar ato dhe tani behet me e veshtire.”

“Nese Interi do te mbante nente nga lojtaret aktual te formacionit, une mendoj se Antonio Conte mund te qendronte.”

“Pra, pa Eriksen dhe pa Perisic, dhe duke mbajtur nente te tjeret, mendoj se ai do qendronte. Them Eriksen dhe Perisic sepse ata jane dy titullaret e fundit qe i jane shtuar skuadres.”

“Gjithesesi, mendoj se Bastoni ne kete moment ka merkato, Lautaro dhe Lukaku gjithashtu. Keta jane edhe me te veshtiret per tu mbajtur.”

“Mendoj se kjo skuader nuk do te shkonte mire me Sarrin, por mbase me Simone Inzaghin mund te shkoje me mire.”

“Pastaj, nese vjen Allegri do te ishte maksimumi. Ai eshte maksimumi. Eshte nje tranjer qe shkon mire per cdo gje. Por mendoj se do shkoje diku tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.