Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi-Del Piero, cfare perplasje per Interin: “Perse nuk ben keshtu per te tjerat, e? Sa me shume me sulmoni, me…”

Bergomi-Del Piero, cfare perplasje per Interin: “Perse nuk ben keshtu per te tjerat, e? Sa me shume me sulmoni, me…”
Inter Club Staff

Ka pasur nje debat shume te ashper ne Sky Club, per sa i perket forces reale te Interit ne kete kampionat.

Zikalterit a jane te detyruar te fitojne? Kete gje e mendojne ne menyre te kunder Beppe Bergomi dhe Alessandro Del Piero, te cilet jane perplasur ashper ne studiot e Sky Sport.

“Ne nuk shohim Juventusin aty perpara dhe ja japim kete pergjegjesi kaq te madhe Interit, qe duhet te fitoje me patjeter.”

“Nuk eshte e drejte, i japim shume presion Interit. Une nuk them se skuadra e Interit nuk eshte e forte, por nuk eshte kjo diference e Interit me Juven, Napolin apo Milanin.”

“Thuhet gjithmone se nese nuk fiton kampionatin, Interi ka deshtuar. Po pse? Ka shume skuadra te tjera me skuadra te mira dhe nuk shoh njeri te thote keto gjera per ta.”

“Nese nuk fiton Napoli, Milan apo Roma, nuk ndodh asgje. Normale. Nese nuk fiton Interi, shperthejne te gjithe…”, ka thene Bergomi.

Nderkohe, ne lidhje direkte nga Los Angeles, Alex Del Piero ka thene: “Per sa i perket Interit, ka shume presion por kush nuk e ka presionin?

“Juventusi ka presion dhe tani presion ka edhe Milani. Presionin e kane ato qe nuk fitojne dhe eshte e drejte te jete keshtu.”

“Interi ka nje skuader per te fituar. Milani nuk eshte ndertuar per kampionat, Interi eshte ndertuar prej vitesh per kete objektiv.”

Bergomi, ne kete pike eshte perplasur me eger me Del Pieron, dhe i ka thene: “Interi na paska nje skuader ku duhet te fitoje me patjeter?”

“Cfare duhet te themi per Juventusin pastaj? A je i sigurt se Interi ka kaq shume vite qe na qenka ndertuar per te fituar?”

“Shiko se me Spallettin ka bere dy vende te katerata, eh. Nuk eshte ajo te fitosh. Eshte dicka tjeter te dalesh i katerti.”

Por me pas tonet jane ulur, dhe Bergomi ka bere shaka.

“Sa me shume me sulmoni, aq me shume e tregoni se kam te drejte”, ka thene ai duke qeshur.

“Jo xhaje, nuk ke aspak te drejte ne fakt”, ka replikuar Del Piero.

“Kam te drejte qe cke me ate pune”, ka thene Berglmi duke buzeqeshur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.