Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso: “Mazzarri? I ka konceptet te qarta. Kovacic nuk ka limit. Top-player…”

Cambiasso: “Mazzarri? I ka konceptet te qarta. Kovacic nuk ka limit. Top-player…”
Xhorxh Gellci

Ndryshojne fytyrat ne pankine, sezonet mund te jene pak a shume pozitive, por ai eshte nje siguri me veteEsteban Cambiasso, argjentinasi qe ka fituar me shume trofe ne histori, nuk kthehet mbrapsht. Ne te mire e ne te keqe ai gjithmone mban pergjegjesi. Ne nje interviste te dhene per Matteo Spaziante per te perditshmen Libero ai foli per ardhjen e Mazzarrit, idene e nje Interi pa Morattin, blerjet e reja dhe lojtare te rinj qe jane premtuar per ti blere. Pyetjes a eshte Mazzarri si nje rreshter gjate stervitjes ai i eshte pergjigjur: “Kjo shprehje ben pjese ne ‘lojen’ qe na bejne gazetaret. Ne jemi ketu per te punuar, kjo nuk eshte nje gje e re.” Duke i ardhur keq per faktin qe Interi nuk do i zhvilloje kupat (“dicka e zakonshme qe do na mungoje, ndeshjet ne mes te javes“), nuk do te flitet per sezonin e shkaur (“keshtu si nuk flasim per fitoret e marra, nuk flasim as per periudhat negative: nuk jetohet ne te shkuaren”). Flitet edhe per nje te ardhme te Cuchut ne pankinen zikalter, e cila per momentin duket shume larg…

Ndjesite e para mbi Mazzarrin – “Ka shume deshire, si ne, dhe kjo eshte e rendesishme. Te flasim per traineret nuk me pelqen, cfaredo te thuash rrezikon: nese flet mire duket qe e ben per te bere figure te mire, nese flet keq krijon rremuje.

Moduli 3-5-2 dhe mbrojtja me 3 – “Ku luan Cambiasso per mua eshte nje diskutim dytesor. Mua me intereson qe Interi te luaje mire dhe te fitoje. E rendesishme eshte qe skuadra te asimiloje gjithe konceptet e trainerit. Per mbrojtjen me tre duhet te kesh koncepte te qarta dhe te punojne te gjithe ne nje drejtim. Mazzarri i ka dhe shpresojme se do arrije ti aplikoje edhe ketu.

Kovacic si Hamsik? – “Eshte nje loje qe beni ju lojtareet sepse krahasoni lojtaret e Interit me skuadren e fundit te Mazzarrit Napolin. Por ai ka drejtuar edhe skuadra te tjera dhe me to nuk na krahasoni. Kovacic eshte nje lojtar te cilit potencialisht nuk i njihen limitet. Ka shume personalitet dhe mbi te gjitha ndjehet i sigurt per ate qe ben.

Maicon dhe Balotelli kundershtare – “Ju duket me e cuditshme juve. Jashte mund te jene miq por ne fushe jane armiq.”

Scudetto e mundshme?E vetmja gje qe mund te them eshte qe do mundohemi te japim maksimumin per ta bere. Nuk premtojme asgje. Ne kampionat te gjithe nisemi nga 0 pike, pastaj do shihet.

Mund te ekzistoje nje Inter pa Morattin? – “Qe kur kam ardhur ketu, Moratti ka qene gjithmone, prandaj per ne do te jete sigurisht e veshtire. Jo vetem per Massimo qe sot eshte presidenti por edhe per familjen e tij qe ka qene pjese e shoqeise historikisht. Sigurisht per ne do te ishte e cuditshme ta shikonim.

Do te vije nje lojtar i madh (top-player) – “Cfare do te thote top-player? Eshte nje lojtar qe kushton shume apo nje lojtar kualiteti? Skuadra qe ka dhene me shume nuk kishte lojtare te tille. Duke nisur nga Julio, Lucio, Maicon falas, Samuel 14, Zanetti 1, Cambiasso 0, Thiago Motta e Milito te ardhur nga nje shkembim, prandaj nuk e di cfare do te thote lojtar i madh.

Rifutjet nga demtimet – “Diego, Mudingayi, Pupi Zanetti: do te doja te ktheheshin ne formen me te mire, kam besim ne stafi jone mjekesor.”

Kontrata ne skadim dhe e ardhmja – “Tani shoqeria ka prioritete te tjera, nuk kemi folur per kete argument sepse ka gjera te tjera per te sistemuar. Por e dine qe nuk do kete asnje problem. Gjatesia e kontrates do shihet kur te ulemi te flasim.”

Do te doje te ktheheshe ketu si teknik?Eshte nje e ardhshme shume e larget, e mbajme mendjen tek ngjarjet e sotme: ka shume per te menduar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.