Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, a e dini kush eshte shkaktari kryesor i pikeve te humbura?”

Gazzetta zbulon: “Inter, a e dini kush eshte shkaktari kryesor i pikeve te humbura?”
Inter Club Staff

Jane ndalur ne numrin 8 fitoret rresht te Interit, sepse zikalterit jane mundur nga Sampdoria ne Marassi.

Ndeshja ka treguar se si skuadra zikalter ka nevoje per nje zevendes Lukaku. Mungesa e belgut, qe u fut gjate ndeshjes, eshte ndjere shume.

Ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport, Interi ka fituar vetem nje dhe ka humbur 2 ne ndeshjet kur ka qene pa Lukakun.

“Pse? Sepse te Interi Lukaku eshte loja vete dhe kur ai del nga fusha e lojes, ate e merr me vete mbi shpine.”

“Njejte si bejne edhe femijet kur merziten dhe marrin topin me vete. Ai eshte njeriu me i rendesishem i skuadres se Contes dhe askush tjeter nuk ka karakteristikat fizike dhe teknike te tij per ta zevendesuar.”

“Deri me tani, pamundesia per te pasur nje zevendes te Lukakut i ka hequr Interit mundesine te beje pike shpesh here.”

“Si ka mundesi ne nje top klub te mos kete nje alternative per dy sulmuesit e saj kryesore? Lukaku dhe Lautaro zevendesohen vetem nga Sanchez.”

“Mjafton te mendosh se edhe ne nje skuader si Atalanta, Gasperini ka nje lunapark te vertete ne sulm.”

“Por te mos harrojme qe Plani A funksionon dhe disa here, eshte i papermbajtshem.”

“Interi ka nje super sulm, me te mirin, eshte e vetmja skuader qe ka shenuar me shume se 40 gola.”

“Kur Interi tregon te gjithe forcen e saj, behet e papermbajtshme.”

“Eshte e detyruar te behet e tille, sepse pa shume lojtare qe jane te afte ne nje kunder nje, duhet te hidhet ne hapsira dhe te shenoje me force.”

“Prandaj, Conte ka nevoje per nje ndihme nga klubi ne garen per titull: i mungon vertete nje zevendes Lukaku e mbase ai ka qene arsyeja kryesore e humbjes ndaj Sampit.”

“Tani topi i ka kaluar Marottes, qe duhet pranuar se ka nje detyre shume te veshtire: te gjeje nje sulmues edhe pse fondet mungojne.”

“Do te jete e veshtire, por per nje drejtues si ai nuk ka asgje te pamundur: me pak diplomaci, mund te arrije te lojtari qe do Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.