Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi i paralajmeron te gjithe: “Inter, kam nje frike te madhe tani. Lukaku nuk eshte nje…”

Bergomi i paralajmeron te gjithe: “Inter, kam nje frike te madhe tani. Lukaku nuk eshte nje…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Corriere della Sera, ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, ka dhene mendimin e tij per problemet e skuadres se Inzaghit.

Keto kane qene fjalet e tij:

A e prisje qe te vinte pushimi i pare i kombetareve me nje distance prej pese pikesh nga ana e Interit me vendin e pare?

“Skuadra ka humbur nje lojtar te mrekullueshem si Perisic dhe ka futur Lukakun ne skuader. Por nuk ka gjetur dot entuziazem”.

“Mendoj se duhet gjetur ai identiteti i forte qe i ka dhene Interit mundesi te fitoje Scudetton, qe te shkonte deri ne finale te Europa League”.

“Perkundrazi, jam i bindur se nese Inter nuk do te rekuperoje keto karakteristika, atehere problemet do te rriten me shume. Nuk mund te pesohen nente gola ne tre trasnferta”.

A ka faje specifike Inzaghi?

“Ne Coverciano me kane mesuar se nje skuader eshte pasqyre e karakteristikave te tranjerit qe ka ne krye”.

“Pasi them kete, une nuk e ve ne diskutim ate. Klubi sapo i ka rinovuar kontraten, por eshte momenti te zgjedhe. Duhet te reagoje, jo te pesoje”.

Zevendesimet ne Udine jane shenje pasigurie?

“Ne drejtim te lojtareve me kartona te verdhe mund te kishte pritur ashtu si priti Pioli me Calabrian qe e zevendesoi ne pjesen e dyte”.

Skriniar eshte shume larg standartit dhe rendimentit te tij: po paguan veren me zera merkatoje?

“Eshte normale dhe e dukshme qe eshte ndikuar dhe influencuar.”

Po kthimi i Lukakut do te do te zgjidhe problemet e Interit?

“Ka telashe nese mendohet kjo. Eshte e e vertete qe eshte nje lider dhe te jep mundesi te tjera ne sulm, por rikthimi i tij nuk eshte zgjidhja e problemeve”.

Po endrra Scudetto?

“Jo, akoma ka kohe. Milan dhe Napoli ne kete moment kane dicka me shume. I shoh favorite por ne shtator askush nuk del nga gara. As Juventusi vete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.