Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin i habit te gjithe: “Vertete mendoni se Conte do luaje me Eriksen sot? Ai me mire luan me…”

Biasin i habit te gjithe: “Vertete mendoni se Conte do luaje me Eriksen sot? Ai me mire luan me…”
Inter Club Staff

Per te tretin vit radhazi, Interi do te jete e detyruar te luaje ne ndeshjen e fundit ne grup kalimin ne raundin tjeter te Champions League.

Kesaj radhe ne Milano vjen Shakhtari i Luis Castro, dhe kjo eshte nje ndeshje qe konsiderohet aspak e thjeshte per zikalterit.

Nderkohe, nga rreshtat e Libero, Fabrizio Biasin analizon keshtu ndeshjen e sotme: “Eshte nje paradoks qe Interi do e kishte me mire ta perfundonte pjesen e pare 0-1 per Shakhtarin se sa 5-0 per te.”

“Ne kete menyre do te eleminohej totalisht rreziku i nje biskote ‘iberiko-gjermane’, qe vetem ta shkruash te fillon dhimbja e kokes.”

“Por problemi ne kete moment, problemi i pare per Interin eshte qe ne Meazza te jete prezente nje mesfushe ‘solide’ per nje ndeshje te tille.”

“Le te bejme llogarite bashke: Vidal nuk eshte ne dispozicion, Vecino me mire te mos flasim, Sensi mundet te luaje por eshte jashte forme, Nainggolan e leme jashte, Vecinon e thame pak me larte, Barella ne dyshim te forte.”

“Mbeten keshtu dy titullare te sigurt: Brozovic dhe Gagliardini, pervec Eriksen qe mund te gjendet ne pozicionin e ‘titullarit qe do te largohet me siguri’.”

“Por a do te ndodhe kjo gje? A do ta hedhe Conte nga minuta e pare? E veshtire. Conte me perpara do te hidhte ne fushe nje formacion 3-4-1-2 me Sanchez pas Lautaro dhe Lukaku, se sa te fuste danezin.”

“Do te shohim se cfare do te ndodhe. Por ndjesia ime eshte kjo. Me duket dicka e pamundur qe Christian te luaje me Conten ne stol.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.