Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 12, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero rikthehet ne kohe dhe zbulon: “Ja cfare ndodhi me Wanda Nara dhe Icardin tek Inter: ajo kerkonte…”

Borja Valero rikthehet ne kohe dhe zbulon: “Ja cfare ndodhi me Wanda Nara dhe Icardin tek Inter: ajo kerkonte…”
Inter Club Staff

Borja Valero, ish-mesfushori i Interit ka folur per nje ndodhi te disa viteve me pare tek Inter ne nje nga emisionet e DAZN.

Ai eshte ndalur te Mauro Icardi, dhe gruaja e tij Wanda Nara, qe ne kohen kur ka qene lojtar i Interit, ka qene edhe agjent i lojtarit.

Keto kane qene fjalet e Borja Valero: “Mauro Icardi ka qene vertete nje lojtar shume i mire, por ndonjehere ne futboll ndodhin disa situata te evitueshme”.

“Eshte normale qe gruaja e tij dhe agjentja e tij njekohesisht, qe ishte Wanda Nara, donte me te miren per lojtarin dhe burrin e saj”.

“Kete nuk e ve askush ne dyshim: Wanda donte te miren e Icardit. Por kur gjerat behen keshtu, te perzjera, rrezkikohen shume gjera”.

“Gruaja dhe agjentja duke u bashkuar ne nje te vetme, bashkon keshtu jeten private dhe ate profesionale dhe kjo mund te jete fatale”.

“E keshtu ndodhi edhe per Mauron, qe doli ne fund se ishte nje problem jo i vogel dhe solli pasojat qe te gjithe njohim”.

“Ajo qe duhet te bejne futbollistat apo sportistat ne vecanti, eshte qe te ndajne gjithmone jeten private dhe profesionale”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.