Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

263 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero zbulon prapaskenat: “Ja cfare ka bere Spalletti me Brozovic dhe Perisic kur une isha te Interi. Ai nuk…”

Borja Valero zbulon prapaskenat: “Ja cfare ka bere Spalletti me Brozovic dhe Perisic kur une isha te Interi. Ai nuk…”
Inter Club Staff

“Nese nje teknik eshte i zoti qe te permbyse te gjithe ambientin, te sjelle idete e tij dhe te shtoje entuziazem, ai quhet Luciano Spalletti.”

“E kemi pare kete gje direkt tek Interi. Ka arritur te ndertoje dhe te kape objektivat qe klubi i kishte vendosur.”

“Edhe tani te Napoli ka pasur nje impakt te pabesueshem dhe e meriton vendin e pare me ate qe ka treguar.”

Keshtu ka nisur intervista e Borja Valero per La Gazzetta dello Sport, perpara ndeshjes se neserme Inter-Napoli.

A ekziston nje metode Spalletti?

“Eshte nje njeri shume i afte te futet ne koken e lojtareve, ti degjoje… fort. Pastaj nese ka nje skuader me kualitet si Napoli ne dispozicion, gjithcka eshte shume e thjeshte.”

Inter ka nje Scudetto edhe fale tij, apo jo? Historia e klubit ndryshoi edhe fale Spallettit?

“Cdo njeri ka vendin e vet. Spalletti ka arritur ta dergoje Interin ne Champions dhe gjithcka nisi qe aty.”

“Klubi donte te qendronte mes klubeve me te forta dhe ja doli. Ne fund, puna e Contes rezultoi decizive gjithashtu.”

A ka gjurme te Spallettit akoma ne Pinetina?

“Do ju them nje mbi te gjitha: Brozovic. Ka qene Spalletti qe shpiku rolin e tij perpara mbrojtjes.”

“Ne fillim e konsideronte nje lojtar sulmues, por si trekuartist Brozovic nuk arrinte te jepte kontributin e tij ashtu si duhej.”

“Ne ate pike e dergoi disa metra me prapa dhe aty u be regjizori perfekt, por edhe unik. Nuk ekziston asnje mesfushor tjeter qe te arrije te beje aq shume gjera bashke i vetem si ai.”

“Tek Interi ndryshoi skema e lojes, por Brozovic qendroi pikerisht aty ku e dergoi Spalletti.”

Perisic qe po firmoset me United, pikerisht u zbrit nga avioni nga Spalletti…

“Ka qene deciziv qe edhe ai te qendronte. Per te Ivan ishte thelbesor, mbi te gjitha per menyren se si sulmonte.”

“I foli me zemer te hapur. Per mua je thelbesor i tha, nuk dua qe te ikesh. Ne fund, e bindi dhe te Interi ai u be edhe me i madh.”

“Pastaj ne vitet e fundit Perisic eshte permiresuar edhe me shume.”

Kur ke qene ti, Dimarco dhe Bastoni ishin femije. A je habitur qe jane rritur kaq shume?

“Aspak. Ne kishim kualitete te pabesueshme te te rinjte dhe ata kishin shume besim te vetja e tyre. Kjo ben diferencen. I mbaj mend si djem te mire, persona te mbare.”

“Eshte decizive te ecesh para nese je pozitiv. Per sa i perket te tjerave, thuhet gjithmone se per te fituar Serie A duhet te kesh gjithmone nje bosht te rendesishem italian.”

Nese Inter do te deshtonte me Napolin, do te dilte nga gara per titull?

“Nese te tjeret vazhdojne te fitojne, atehere distanca rritet dhe gjithcka behet me e thjeshte. Per kete Interi ka nje shans te arte per tu afruar me vendin e pare.”

“Mbi te gjitha sepse deri me tani nuk ka mundur asnje rival direkt. Per mua, pertej rezultatit te Napolit, Inter do te jete ne lufte per titullin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.