Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti, tre dyshime dhe tete siguri: ja cfare ka ndermend per formacionin ndaj Torinos! Keita…

Spalletti, tre dyshime dhe tete siguri: ja cfare ka ndermend per formacionin ndaj Torinos! Keita…
Inter Club Staff

Tre jane balotazhet ne shtepine Inter ne prag te ndeshjes se neserme ndaj Torinos dhe plot tete jane sigurite qe ka tranjeri zikalter. 

Luciano Spalletti ne kete moment duhet te zgjedhe ndermjet:

Vrslajko qe eshte favorit ndaj D’Ambrosio ne krahun e djathte te mbrojtjes;

De Vrij ose Miranda per te zgjedhur partnerin e Skriniar ne qender te mesfushes;

Politano ose Keita Balde ne krahun e djathte te sulmit.

Nderkohe eshte i sigurt rikthimi i Milan Skriniar nga minuta e pare dhe e Ivan Perisic (stervitje e plote per sllovakun dhe e pjesshme per kroatin), dy lojtare qe ju ndje shume mungesa ndaj Sassuolos.

Nderkohe Gazzetta dello Sport Vazhdon:

“Prapa per shembull De Vrij dhe Miranda nuk ishin shume te konsoliduar, kjo sepse braziliani ka ardhur vetem ne fullim te gushtit ndersa hollandezi eshte i ri dhe po adaptohet ende me filozofine mbrojtese te Spallettit – nenvizon e perditshmja italiane -.”

“Per sa i perket Skriniar, ai eshte misherimi i mbrojtesit model per teknikun toskan: i forte fizikisht, gjithmone i kujdesshem ne mbulim dhe i rremben kohen sulmuesave.”

“Eshte ai qe rrezikon me pak nga te tre ne prapavije edhe kur ka topin ne kembe sepse eshte shume i sakte.”

“Por Skriniar eshte gjithashtu shume dominant edhe ne fazen e mos zoterimit te topit.”

“Nderkohe, ndaj Sassuolos Perisic hyri vetem ne pjesen e dyte por solli kualitet dhe disa inkursione ne krahun e majte te sulmit. Ai i dhuroi Icardit nje super assist, por qe kapiteni nuk diti ta ktheje ne gol.”

“Mbase nuk ka ende 90 minuta ne kembe, por per 60 minuta ai mund te dominoje krahun e tij pa problem.”

Nderkohe Vrslajko ka shume shanse te mira ta nise nga minuta e pare prapa dhe Keita po ben nxemjen sepse mund ti rrembeje nje vend titullari Politanos.

Nderkohe, sipas Gazzetta dello Sport, ky eshte formacioni i Interit qe do te zbrese ne fushe ndaj Torinos neser ne darke ne Meazza:

Samir Handanovic

Sime Vrslajko 

Milan Skriniar

De Vrij

Asamoah

Brozovic

Matias Vecino

Politano

Lautaro Martinez

Ivan Perisic

Mauro Icardi

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Martinez, Perisic; Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.