Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 14, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero zbulon: “Spalletti nje gjeni tek Inter: e dini cfare tentoi me Cancelon ne 2018?”

Borja Valero zbulon: “Spalletti nje gjeni tek Inter: e dini cfare tentoi me Cancelon ne 2018?”
Inter Club Staff

Gjate episodit te trete te Croquetas, program qe transmetohet ne DAZN, pak dite me pare ka qene i ftuar edhe Borja Valero.

Ai ka treguar nje histori teper interesante me Cancelo dhe Spallettin, te vitit 2018, kur te dy ata ndodheshin tek Inter.

“Me vjen shume per te qeshur sinqerisht kur shikoj sot Cancelon duke luajtur te Manchester City i Guardioles ne krahun e majte”.

“Ai tashme me Guardiolen po luan ne cdo ndeshje ne krah te majte dhe duket sikur eshte stacionuar aty perfundimisht”.

“Ne 2018 e larget, Spalletti ne nje stervitje i tha Cancelos: ‘Tani do te luash ne krahun e majte, do te provojme aty’.”

“Nderkohe, Cancelo pa u menduar dy here i tha: ‘Mister, une nuk luaj mbrojtes i krahut te majte’ duke shkuar te luaje aty, por duke i thene qarte Spallettit se nuk donte ta bente”.

“Normalisht Spaletti nuk ishte dakord me kete gje, dhe i foli me gjate lojtarit ne dhomat e zhveshjes pas asaj qe ndodhi”.

“Por Spalletti ishte nje gjeni: e kishte nuhatur qe Cancelo mund te bente shume mire ne krahun e majte. Nje gjeni i vertete. Nderkohe, sot meritat i merr Guardiola…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.