Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

208 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Calhanoglu zbulon gjithcka: “Nga Milani tek Inter, ja pse vendosa te bej keshtu. Ju nuk dini dicka: une te Milan kam…”

Calhanoglu zbulon gjithcka: “Nga Milani tek Inter, ja pse vendosa te bej keshtu. Ju nuk dini dicka: une te Milan kam…”
Inter Club Staff

Hakan Calhanoglu, diten e sotme ka dhene nje interviste te gjate dhe shume te bukur per 433 ne nje podcast te publikuar nga keta te fundit.

Ai ka folur per shume tema por normalisht nje nga temat me te diskutuara ka qene ajo e kalimit nga Milani tek Interi.

“Une kam qene nje djalosh me endrra te medha. E dashuroja futbollin dhe luaja gjithe diten me nje top pas kembeve.”

“Shpesh here e beja kete gje me djem me te medhenj ne moshe. Prinderit e mi me kane mbeshtetur cdo dite qe sot te behem Hakan Calhanoglu.”

“Babai im ishte gjithmone me mua, me conte ne turne, ne klube. Per kete gje do te jem gjithmone falenderues per prinderit e mi, kane bere shume sakrifica.”

“Mamaja kujdesej me shume per mua, donte te vazhdoja shkollen, mos te meresha me futboll. Por babai im ka qene tranjer per mua.”

“Qaja kur humbja por ai me thoshte gjithmone se fajin per humbjen e kisha edhe une, sepse kisha luajtur keq.”

“Tani jam i lumtur, prinderit e mi jane krenare per mua. Kam edhe nje vella me emrin Muhammed. EDhe ai ka qene futbollist, luanim bashke. Por ai eshte me i ri se une dhe u demtua heret ne gju. Tani punon ne Gjermani. Jam i lumtur per te.”

KOMBËTARJA – “Kam lindur në Gjermani, por familja ime është me origjinë nga Turqia dhe gjithmonë e kam pasur parasysh të luaj me vendin tim.”

“Jam krenar për këtë vendim, edhe pse më kanë thënë që do kishte qenë më e lehtë të shkoja tek Interi apo Barcelona nëse luaja për Gjermaninë.”

“Në fund ia dola, tani luaj për Interin dhe Turqinë. Dicka qe me pare mendoja se nuk do ja dilja dot.”

Aftesia nga goditjet e lira.

“Mendoj se gjysma eshte talent dhe gjysma pune. Tranjeri im te Waldhof Mannheim me ka stervitur shume dhe me thoshte gjithmone se mund te behesha nje godites i madh nese do te punoja fort. Duhet te punosh shume, nese ke tekniken, te tjerat vine vet.”

Transferimi tek Interi:

“Kontrata ime me Milanin po perfundonte. Agjenti im po punonte per mua. Kam qene shume mire te Milani per kater sezone, i respektoj te gjithe.”

“Kam respekt per ta. Ju nuk dini dicka: Nese mund te pyesesh, do te shohesh qe kam shume shoke ende tek skuadra e Milanit.”

“Kam vendosur keshtu sepse doja nje sfide te madhe dhe familja ime me mbeshteti. Jam shume i lumtur, Inter eshte klub shume i madh.”

“Inter ka fituar kampionatin dhe luan ne Champions per te kaluar grupin dhe fazat me tej. Ka shume konkurence te Interi, shume lojtare te forte. Eshte nje sfide e madhe.”

“Keshtu eshte jeta, duhet te shohim perpara, kurre prapa. Jam falenderues ndaj Milanit, kam kaluar momente te bukura.”

“Nuk kam probleme me ta. Inter ka qene shume e sjellshme me mua. E kujtoj edhe kur me mori tranjeri ne telefon.”

“Me ka dashur gjithmone, edhe drejtori sportiv Ausilio. Me ka thene cfare donin, cfare mendonin ata per klubin.”

“Kam folur me familjen dhe me thane vazhdo. Dita e pare ka qene shume e bukur por isha vetem sepse shumica ishin me kombetaret. Kur u kthyen me priten si nje mik te vjeter. Jane te gjithe shume te sjellshem.”

“E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, ata e mundnin shpesh Milanin në derbi. Thashë me vete, hajde, Interi është një zgjedhje e shkëlqyer”.

“Të gjithë te Interi janë shumë të sjellshëm. Gjatë kampionatit europian Simone Inzaghi më telefonoi 3-4 herë.”

“Ai donte shumë që të bashkohesha me Interin, sikurse edhe drejtuesit. Do doja të fitoja gjithçka me këtë skuadër dhe t’ua tregoj fëmijëve që i fitova me Interin”.

Miqte brenda Interit

“Shkoj mire me te gjithe. Sidomos me De Vrij dhe Dumfries, sepse flasin hollandisht dhe eshte afersisht si gjermanishtja.”

Raporti me Inzaghin.

“Inzaghin e njihja qe te Lazio. Me ka pelqyer gjithmone 3-5-2 i tij sulmues. Ka pasur nje feeling me te qe prej dites se pare.”

“Kemi punuar fort dhe kemi debutuar spektakel kunder Genoas. Tifozet prisnin dicka nga une, vija nga Milani.”

“Ka qene nje dite shume e bukur ajo, nuk e harroj dot kurre. Ne kemi endrra, duam te fitojme kampionatin.”

“Kemi mundur Sheriff ne Champions dhe duhet te bejme te njejten gje me Shakhtar dhe Real. Por eshte edhe Kupa e Italise. Nje lojtar deshiron te fitoje gjithmone cdo gje.”

“Une dua te fitoj trofe sepse dua ti tregoj femijeve se kur luaja tek Interi kam fituar. Dua te luaj mire dhe te bej mire me Interin. Mbase te behem tranjer ne fund te karrieres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.