Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,201 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cambiasso nuk permbahet per Lukaku: “Cfare po mendonte Tuchel kur futi Romelu ndaj Real? Ata nuk kishin as…”

Cambiasso nuk permbahet per Lukaku: “Cfare po mendonte Tuchel kur futi Romelu ndaj Real? Ata nuk kishin as…”
Inter Club Staff

Diten e sotme po diskutohet shume ndeshja e Chelsea ndaj Real Madrid dje dhe futja e Lukakut ne fund te takimit.

Ai ka qene per 25 minuta ne fushe dhe ka gabuar nje rast teper te rendesishem per Blues qe mund ta kishte derguar ndeshjen ne 2-3.

Per Lukaku, qe flitet shume per nje rikthim tek Interi gjate merkatos se veres, diten e djeshme ka folur edhe legjenda e Interit, Esteban Cambiasso.

Por ai me shume se sa e ka kapur me Lukaku, ka dashur te kapet me tranjerin e Chelsea, Tuchel, per skemat e tij.

“Futja e Romelu Lukaku ndodhi ne te njejtin moment kur Chelsea vendosi te kaloje me nje mbrojtje me pese lojtare.”

“Ne kete rast, lojtaret e krahut fitojne me shume liri veprimi, sulmojne me shume dhe kane me shume hapsire per te bere dicka.”

“Ne keto raste ata fillojne krosojne me shume me te dyja kembet, por ajo qe pash une, ishte komplet e kunderta.”

“Pra, ti fut Lukakun ne zone per te perfituar nga lartesia e tij dhe nuk kroson asnje? Ata vazhduan te luajne me topin pertoke, duke e ngritur rralle here. Nderkohe me dy krose Lukaku preku dy here topin, edhe pse i pasakte.”

“Cfare po mendonte Tuchel kur futi Lukaku ndaj Real? Ata nuk kishin asnje plan per tu krosuar mu duk. Kjo eshte menyra si i shoh une gjerat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.