Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare problemi per Conten: “Per derbin ndaj Milanit qe tani 4 lojtare ne dyshim: edhe Lautaro…”

Inter, cfare problemi per Conten: “Per derbin ndaj Milanit qe tani 4 lojtare ne dyshim: edhe Lautaro…”
Inter Club Staff

Ka shume tension ne shtepine Inter per pozitivitetin e Bastonit pas tamponit te bere diten e djeshme.

Mbrojtesi qe eshte ne grumbullim me Under 21, sot do te beje testin e trete per te marre konfirmimin e fundit.

“Derbi eshte larg, por ka alarm qe tani tek Interi. Alessandro Bastoni diten e djeshme ka dale pozitiv me Covid ne tamponin e tij te dyte ne grumbullim me kombetaren.”

“Ai kishte dale negativ te henen. Nese do te konfirmohet, per Bastonin do te filloje rregulli i vendosur me protokoll, dhe prezenca e tij ne derbi do te behej e veshtire per te mos thene e pamundur.”

“Ne fillim u mendua se ishin amerikano-latinet ata qe shqetesonin Conten, por me sa duket, nuk do te jete keshtu.”

“Kjo sepse fluturimet nderkontinentale krijojne jo pak veshtiresi dhe te papritura, dhe ne nje kohe si kjo, ka ndodhur shpesh here qe ata te kthehen me vonese per shkak te kesaj problematike dhe jo per fajin e tyre.”

“Per me shume info, mund te pyesni Lautaron, qe ne janarin e 2019 mori per here te pare gjobe nga Interi per nje vonese te papritur nga rikthimi i tij nga Argjentina”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

“Kesaj radhe, ata i pret nje derbi shume i rendesishem.”

“Dhe pasi te mbarojne pune me ndeshjet perkatese me Argjentinen dhe Kilin, Lautaro, Sanchz dhe Vidal do te udhetojne drejt Milanos per tu bashkuar me grupin diten e enjte 15 tetor, 48 ore para ndeshjes me Milanin.”

“Te tre ata jane shume thelbesore per Interin. Lautaro per kapacitetin e tij realizativ dhe mbi te gjitha, i nxjer golat nga asgjeja.”

“Vidal per lidershpin e tij dhe impaktin e madh ne boten zikalter.”

“Ndersa Sanchez sepse si shume pak lojtare di te ndryshoje nje ndeshje nga pankina”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta.

Keshtu, Interi ka ne dyshim te forte plot kater lojtare per ndeshjen ndaj Milanit, pa llogaritur edhe ndonje demtim te mundshem apo pozitiv tjeter ne radhet e skuadres.

Mbase ky grumbullim i kombetareve, ku nder te tjera do te luajne pothuajse tre ndeshje secila, ne kete moment edhe mund te ishte evituar nga instancat me te larta te futbollit.

Ne kete kohe, rastet pozitive ne futboll jane shtuar me shumice dhe tashme duket si dicka qe nuk mund te shmanget dot.

Ajo qe mund te behet nderkohe, eshte te shmangen grumbullime te panevojshme per disa miqesore qe pothuajse nuk vlejne asgje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.