Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CM ndez alarmin: “Marotta po kerkon pasardhesin e Handanovic? Ja emri: kushton plot 35 milione euro.”

CM ndez alarmin: “Marotta po kerkon pasardhesin e Handanovic? Ja emri: kushton plot 35 milione euro.”
Inter Club Staff

Diferenca kryesore ndermjet Interit 2020-2021 dhe asaj te 2019-2020 eshte pikerisht tek reparti i mbrojtjes.

Ky repart ne menyre te dukshme eshte perkeqesuar – ne nivel numrash dhe statistikash – ne krahasim me nje sezon me pare kur zikalterit kane pasur mbrojtjen me te mire te Serie A.

Mbrojtja me tre eshte nje must per Conten edhe pse ai ka adaptuar Kolarov, dhe nuk ka pasur per shume kohe Skriniar ne dispozicion duke e detyruar keshtu te ndryshoje disa here repartin e prapem.

Deri ne kete moment, Interi ka pesuar 16 gola ne 10 ndeshje te luajtura ne kete sezon dhe vetem dy clean sheet per Handanovic.

Pikerisht Handanovic ka perfunduar ne shenjestren e shume tifozeve, te cilet po kerkojne nje profil me te ri dhe me te talentuar se veterani slloven, i cili nuk eshte me i ri dhe me sa duket vitet kane filluar te ndikojne tek ai.

Sipas asaj qe tregon Calciomercato.com, eshte nje emer qe Interi po e ndjek me shume kujdes per te ardhmen.

“Nuk eshte aspak nje lajm i ri qe nje nga kadidatet kryesore per te qene pasardhesi i Handanovic eshte portieri i Udineses, Juan Musso.”

“Ai eshte edhe titullar i kombetares se Argjentines. Eshte nje djalosh qe ne vitet e fundit eshte rritur ne menyre eksponenciale.”

“Per kete arsye edhe vleresimi i tij eshte shume i larte edhe ne nje kohe Covid19: plot 35 milione euro vlen ai dhe asnje milione me pak, me Interin qe ka filluar ta mendoje seriozisht transferimin e tij duke kerkuar nje formule te duhur ekonomike per te arritur tek ai ne veren e ardhshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.