Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

476 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CM zbulon endrren me te madhe te Marottes per sulmin e Interit: “Vetem nje emer: e ka enderruar qe prej dites kur Lukaku…”

CM zbulon endrren me te madhe te Marottes per sulmin e Interit: “Vetem nje emer: e ka enderruar qe prej dites kur Lukaku…”
Inter Club Staff

Edin Dzeko po ben gjera shume te medha tek Interi dhe ndoshta edhe goxha larg pritshmerive te fillimit.

Gjithesesi, ne shtepine zikalter, duke pare moshen e madhe te bosnjakut, po mendohet seriozisht per nje sulmues te se ardhmes.

Pikerisht ketu ka dashur te ndalet edhe Calciomercato.com e cila ka zbuluar me detaje se kush ka qene sulmuesi qe Marotta ka enderruar gjithmone tek Interi.

“Qe prej dites se pare kur Marotta ka pare se Romelu Lukaku nuk kishte me te ardhme ne Milano, atehere ai ka pasur nje enderr fikse ne mendjen e tij.”

“Behet fjale per Dusan Vlahovic. Madje sapo ka pare qe Chelsea do te paguante ate shifer te larte, ka kontaktuar menjehere Fiorentinen.”

“Por nderkohe qe nga njera ane ishte shume i bindur per te bere realitet kete enderr, nga ana tjeter eshte perplasur me realitetin e cmimit te larte te serbit.”

“Situata ekonomike e Interit e bente kete nje operacion te pamundur dhe per kete arsye, Marotta hoqi dore perfundimisht nga ai.”

“Kjo edhe per faktin se nje interes i vazhdueshem i Interit do te rriste edhe pritshmerite e tifozeve dhe me mire qe gjerat te ishin te qarta qe ne fillim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.