Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Condo, sa fjale te ashpra: “Sot Interi do te kishte me shume pike me Conten por e doni te verteten? Ai iku sepse kishte frike se…”

Condo, sa fjale te ashpra: “Sot Interi do te kishte me shume pike me Conten por e doni te verteten? Ai iku sepse kishte frike se…”
Inter Club Staff

Paolo Condò, gazetari i njohur i Sky Sport, ka thene disa fjale vertete te ashpra ne drejtim te Antonio Contes.

Ai ka qene prezent ne nje nga emisionet e Sky Sport Italia ku nder te tjera ka treguar edhe ate qe ka ndodhur ne vere.

“Inter ne kete sezon ka bere mire. Duke pare pritshmerite qe ka pasur skuadra e Inzaghit, ka bere vertete mire.”

“Ne vere askush nuk fliste per keta objektiva qe Interi ka sot. Lajmi i madh ishte ridimensionimi i skuadres dhe i objektivave.”

“Por ja ku jemi sot, Inter eshte ne gare per dy objektive. E di, mbase mund te kishte disa pike me shume me Antonio Conten ne klasifikim.”

“Kete nuk e them per ti vene kryqin Inzaghit, por kete e mendoj. Por mos harroni se Conte u largua sepse kishte frike se mos nuk fitonte dot me.”

“Ai e pa shume te veshtire te fitonte me largimet qe do te ndodhnin dhe vendosi te ikte. Tha me mire po largohem me nje Kupe.”

“Nuk kishte besim se po te qendronte do mund te fitonte perseri me kete skuader”, e ka mbyllur fjalen e tij Condo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.