Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, cfare kritikash per Alexis Sanchez: “Numrat jane te pameshirshem: ai duhet…”

Conte, cfare kritikash per Alexis Sanchez: “Numrat jane te pameshirshem: ai duhet…”
Inter Club Staff

Tekniku i Interit, Antonio Conte, ka folur ne nje konference per shtyp pas humbjes se djeshme ndaj Juventusit ne San Siro.

A te vjen keq per rastet e humbura?

“Duhet te kesh nje keqardhje te madhe per ato qe humbem. Por ne fakt gjithcka e kemi bere ne: golin tone por edhe golat e Juventusit.”

“Gjithesesi, rastet i patem por perseri nuk ditem se si ti konkretizojme ato. Duhet te jemi me te keqinj para portes, duhet te na vije keq, mund te benim me mire.”

“Paraqitja ka qene shume e rendesishme, ka qene nje ndeshje e vecante, me dy dhurata te tilla… Duhet te kuptojme qe duhet gjithmone te mbajme ne maksimum perqendrimin.”

Gabime te rendesishme.

“Gabimet jane pjese e lojes. Por per fat te keq ka gabime te lehta dhe gabime te renda. Sot kemi bere dy gabime te renda.”

Sanchez ishte i lodhur ne fund te ndeshjes?

“Nuk e di, ai ka kerkuar te jape maksimumin. Por ai si sulmues perpara portes duhet te jete me i keq. Duhet te shenoje.”

“Kjo sepse numrat per sulmuesit jane te pameshirshem. E numrat e tij duhet te jene me te mire. Per te por edhe per neve.”

Tani keni edhe 90 minuta per te kthyer ndeshjen.

“Gjithcka mund te ndodhe, duhet te shkojme ne Torino dhe ta kthejme kete ndeshje.”

“Tani te perqendrohemi njehere me ndeshjen ndaj Fiorentines, pastaj do te mendojme per Juventusin ku do te kemi dy mungesa te tjera te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.