Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte dhe problemet e tij: ja pse Barella nuk luajti dje ndaj Sassuolos asnje minute!

Conte dhe problemet e tij: ja pse Barella nuk luajti dje ndaj Sassuolos asnje minute!
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic ka vene turbon. Ne shenjester eshte ndeshja ndaj Parmes (per tu vleresuar me rezerve: ende nuk eshte marre nje vendim perfundimtar).

Me siguri, nese gjithcka vazhdon ashtu si eshte parshikuar, mesfushori kroat do te jete ne fushe kunder Brescias.

Por rekuperimi vazhdon mire dhe ka sinjale pozitive edhe per sa i perket ndeshjes se kesaj te diele.

I njejti Brozo nderkohe ka bere share ne rrjete sociale keto dite momente nga puna e personalizuar qe po ben, duke konfirmuar se perqendrimi per tu rikthyer ne fushe eshte shume i larte.

Nuk mund te ndodhe ndryshe, duke pare edhe paraqitjen e dhene nga shoket e tij diten e djeshme ndaj Sassuolos.

Mesfusha, eshte nje pike shume thelbesore ne lojen e Interit, edhe pse ka disa difekte ne kete moment me gjithe keto mungesa.

Matias Vecino, me pas Stefano Sensi dhe ne fund Marcelo Brozovic.

Ndalesa e kroatit (qe ndodhi per shkak te nje problemi ne kembe), eshte kryer edhe per ta ruajtur ate sepse nuk ka qene nje terheqje e mirefillte.

Por nga ajo qe zbulon FcInter1908, pikerisht per nje motiv te ngjashem, Niccolo Barella nuk ka luajtur dje.

Ai eshte nje element tjeter shume i rendesishem per mesfushen e Interit, dhe ka qendruar gjate gjithe ndeshjes diten e djeshme ne pankine.

Ai nuk ka luajtur jo sepse vuante nga ndonje demtim, por per shkak te ‘frikes’ se mund ta pesonte nje te tille sepse nuk ka qene ne 100% te gjendjes fizike.

Ne mesfushen zikalter duket se ka mberritur ‘nje mallkim’ sepse demtimet kane qene te njepasnjeshme duke lene mesfushen e Interit totalisht te zbuluar.

Niccolo nderkohe hynte tek ajo kategori lojtaresh qe duhet te bente nje ndeshje pushim sipas asaj qe kishte vendosur stafi atletik i skuadres.

Conte keshtu vendosi te mos e perdorte dhe te mos e rrezikonte lojtarin e talentuar.

Por me sa duket, ai turnover i sforcuar dhe i madh qe u be ndaj Sassuolos nuk solli shume lajme te mira ne Meazza.

Interi nuk shkoi dot me shume se sa nje barazim dhe nje lum me kritika pasuan ndeshjen e zikalterve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.